Të dielën e 26 shkurtit, e gjithë bota pret eventin më të rëndësishëm kinematografik të vitit, çmimet 'Oscar'. Përpos emocioneve dhe komenteve pafund për ndarjen e çmimeve, audiencën e mban mbërthyer edhe spektakli që bën bashkë yjet e ekranit dhe sigurisht, tapeti i kuq.
Artistët shkëlqejnë më shumë se kurrë në atë mbrëmje, madje edhe pak ditë pas ceremonisë, në mendje na mbeten fragmente nga spektakli.
Të mrekullueshme, të guximshme apo të çuditshme, ja cilat janë disa prej fustaneve pa kohë, që prej ceremonisë së parë, asaj të 1929-ës.
1- Gwyneth Paltrow
Është e pamundur të mos na kujtohet shkëlqimi i saj në tapetin e kuq të vitit 1999, ku u shpall 'Aktorja më e Mirë' për filmin “Shakespeare in Love”. E veshur me një fustan rozë pastel, aktorja ka deklaruar se i ruan me fanatizëm veshjet për të bijën, Apple.
2- Barbara Streisand
Veshja e saj në shfaqjen e vitit 1969, ishte totalisht një dështim. Kohë më pas, vetë Barbara e ka pranuar se është habitur kur ka parë se pantallonat e saj ishin kaq të tejdukshme. “Nuk ishte ajo që prisja, doja diçka më konservatore, por meqë do të kem 2 çmime Oscar në jetën time, le të themi se herën tjetër do të jem më e kujdesshme”, rrëfen ajo me shaka.
3- Cher
Ekstavaganca mban emrin e saj, por krijimi aq i çuditshëm i atij fustani, dukej se nuk ishte pa qëllim. “Më pëlqeu kjo veshje, sepse nuk dua të dukem si shtëpiake në një mbrëmje gala”,- pohoi Cher e pyetur për veshjen e saj kaq të komentuar.
4- Nicole Kidman
Fustani i saj u quajt nga kritikët si “fustani i parë i klasit të lartë në tapetin e kuq”. E kujt mund t’i përshtatej më mirë se Nicole Kidman-it?
5- Jennifer Lopez
Me pamjen e një princeshe, Jennifer Lopez pushtoi mediat në vitin 2005. Me një krijim delikat, të stiluar nga Elie Saab, diva shkëlqente teksa kalonte në tapetin e kuq.
6- Beyonce
Për Beyonce-n vitet janë thjesht një numër. Në 2005 ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi deri në fund të këmbëve, të kombinuar vetëm më një palë vëthë të shndritshëm. Pamja e saj prej dive u bë frymëzim për shumë stilistë.
7- Elizabeth Taylor
Një nga aktoret me sytë më të bukur në historinë e kinemasë vezullonte në fustanin Christian Dior në ndarjen e çmimeve të vitit 1961.
8- Lupita Nyong’o
I thurur i tëri me rreth 6000 perla, fustani i bardhë i aktores, pati komente pafund, duke filluar që nga nga çmimi i fustanit që kushtonte rreth 150.000$, deri tek “vjedhja” e fustanit .
9- Bjork
Një ndër fustanet që kujtohet më lehtë në historinë e çmimeve Oscar është ai i i Bjork. Në ndarjen e çmimeve në 2001, ajo mbante veshur një fustan në formë mjellme. “Ajo e dashuroi menjëherë, edhe pse ishe jashtë çdo kodi veshjeje që ekziston në Oscar, ajo e veshi”, tregon dizenjuesi i saj.
10- Audrey Hepburn
Ajo vazhdon të na frymëzojë me pamjen e saj kaq femërore dhe të thjeshtë njëkohësisht. Në 1954, ajo fitoi çmimin 'Aktorja më e mirë' në filmin “Roman Holiday”. E veshur me Givenchy, Hepburn, mbeti ikonë me pamjen e saj të pakohë.