E ftuar në emisionin më të dashur amerikan, “The Ellen DeGeneres Show”, Jennifer Lopez duket se një herë e mirë i ka dhënë përgjigje të gjitha aludimeve që ka rreth statusit të saj kohët e fundit.
Gjatë bisedës me moderatoren Ellen, kjo e fundit, në një moment u drejtua nga publiku dhe deklaroi se Jennifer është single. “Ajo është tepër e zënë dhe nuk ka kohë për njohje e gjëra të tilla”,- pohoi Ellen, ndërkohë që diva e muzikës e shoqëronte duke qeshur, pa shtuar asnjë fjalë. Në një nga rubrikat e këtij programi, që quhet, “Who Would you rather What”, 47-vjeçarja duhet të zgjidhte rreth meshkujve që i shfaqeshin në ekran. Mes shumë të tjerëve, garën e fitoi Harry Styles, këngëtari 23-vjeçar i One Direction.
“Edhe pse është i vogël për mua”,- tha ajo nën zë duke buzëqeshur. Menjëherë pas kësaj, moderatorja e pyeti rreth thashethemeve që qarkullojnë për të dhe Drake, i cili gjithashtu është më i ri se Lopez.
“Unë nuk dal me meshkuj të rinj, nuk është kushti im,”,- pohoi Jennifer duke sqaruar një herë e mirë se nëse i pëlqen dikush nga njerëzit që takon, thjesht del me të, e gjitha kjo nuk ka të bëjë më moshën.
Burimi: 'Daily Mail'.