Milo Yiannopoulos është momentalisht njeriu më i urryer i internetit: fjalimi i tij në një konferencë në SHBA u anullua, kurse autobiografia që shkoi, është refuzuar nga të gjitha shtëpitë botuese. Të gjitha këto për shumë arsye, por duket se kulmin e arriti me deklaratën e kësaj jave kur mbështeti pedofilinë. Milo e quan veten “personazhin negativ më fantastik të internetit”. Por, kush është Milo?
Milo Yiannopoulos është një shkrimtar dhe editues britanik, me bazë në SHBA. Ai lindi në Greqi nga një baba grek dhe një mama britanike me prejardhje hebreje, por u rrit në Britani. Në korrik të vitit 2016, 32-vjeçari u ndalua të përdorte Twitter-n, pasi nisi dhe nxiti komente fyese dhe raciste ndaj një aktoreje me ngjyrë. Ai është kritikuar vazhdimisht edhe për komentet që bën për njerëzit transgjinorë, muslimanë, feministët dhe gay-t, edhe pse ai vetë ka deklaruar hapur homoseksualitetin e tij.
Në vitin 2011 Milo krijoi një revistë teknologjie online, por shumë shpejt u detyrua ta mbyllte, për shkak të borxheve dhe betejave ligjore me shkrimtarët që nuk kishte paguar. Në vitin 2015 Yiannopoulos u caktua si redaktor në agjensinë e lajmeve Breitbart, një uebsajt i së djathtës ekstreme që është kritikuar për komentet raciste dhe misogjenike. Milo pushtoi titujt e mediave vitin e kaluar kur artikulli i tij “Është më mirë ta kesh vajzën feministe apo me kancer?” u përmend gjatë fushatës presidenciale nga kandidatja Hillary Clinton.
Ndërkohë, ai vazhdon të punojë për Breitbart, një agjensi që ka lidhje të forta dhe me presidentin aktual, Donald Trump. Shefi ekzekutiv i faqes, Steve Bannon, drejtoi fushatën zgjedhore të Trump dhe më pas u caktua si drejtues i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë. Milo nga ana tjetër e konsideron Donald Trump si “babushin” e tij dhe gëzon mbështetjen e plotë të presidentit. Ky i fundit reagoi ashpër ndaj vendimit për të anuluar konferencën e shkrimtarit britanik. Edhe pse fjalët e këtij të fundit ishin: “marrëdhëniet midis djemve të vegjël dhe burrave të mëdhenj nuk janë të dëmshme…burrat e mëdhenj i ndihmojnë djemtë e vegjël që të kuptojnë kush janë në të vërtetë”