I njohur për familjen e tij të shëndetshme, David Beckham, nuk humbet asnjë rast për t’u dhënë të gjithëve modelin e babait shembullor. Këtë herë, pas kohës së kaluar me familjen në një resort luksoz në Whistler, ku pushuan për pak ditë, Beckham ka përqendruar të gjithë vëmendjen e tij tek djali më i vogël, Cruz.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai e ka uruar djalin e tij për ditëlindjen e 13-të. “Ai është djali më i hedhur në familje, por ky burrë i vogël është kaq i ëmbël dhe ka një zemër kaq të madhe...”,- shkruan Beckham, i cili pohon se çdo baba do të ishte krenar për fëmijë si të tijtë.
Ikona e futbollit ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me të birin, i cili duket një kopje identike e të atit.