Kida ka zbuluar një detaj rreth marrëdhënies së Xhensila Myrtezajt me Bes Kallakun në emisionin "Xing me Ermalin", që një pjesë e mirë e jona nuk e dinte.
Këngëtarja foli për prapaskenat e xhirimit të klipit "Uh Baby" me Xhensilën, duke rrëfyer se pjesë aktive e tyre ishte edhe aktori i humorit, që shoqëronte partneren e tij gjatë gjithë kohës.
"Po, Besi është një nga meshkujt që i rri femrës së tij ashtu siç duhet të rrinë të gjithë,"- u shpreh Kida, që siç duket, e ka vlerësuar vëmendjen e Besit ndaj Xhensilës.