Në një intervistë të disa kohëve më parë, moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu rrëfeu se ardhja në jetë e vajzës së vogël Alis e kishte lumturuar jashtë mase (lexo këtu) dhe lumturia e tij shihet vazhdimisht në postimet e njëpasnjëshme në rrjete sociale.
Gjatë së dielës, ai ndau me ndjekësit disa foto të reja me të bijën, ku si rrallëherë, tregoi pjesërisht edhe portretin e saj. Në fotot me të atin, vogëlushja 1-vjeçare e cila rishtazi ka nisur të ecë, duket e papërmbajtshme teksa tërheq gazetarin për dore dhe bën atë që duket si një seancë e vogël stërvitjeje. Thjesht e adhureshme!