Bob Marley - muzikant
“Paratë nuk blejnë dot jetën.”
Karl Marks – filozof
“Fjalët e fundit janë për budallenjtë që nuk kanë thënë mjaftueshëm.”
Jul Çezari – perandori i parë romak
“E gjeta Romën prej argjile; Po jua lë prej mermeri.”
Leonardo da Vinci – shpikës dhe piktor
“Kam ofenduar Zotin dhe njerëzimin sepse puna ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte.”
Joe DiMaggio – lojtar bejsbolli
“Më në fund do të shoh Marilyn-ën.”
Napoleon Bonaparti – udhëheqës politik dhe ushtarak francez
“Franca, ushtria, kreu i ushtrisë, Jozefina.”
Humphrey Bogart – aktor
“Nuk duhet të kisha kaluar kurrë nga scotch-i tek martini-t.”
Charles Darwin – ideuesi i teorisë së evolucionit
“Nuk kam fare frikë të vdes. ”
Marie Antoinette – mbretëresha e Francës
“Më falni. Nuk e bëra me qëllim.”
Michel de Nostradamus – astrolog, kimist, farmacist dhe parashikues i famshëm fati
“Nuk do të më gjeni të gjallë në agim.”
Richard Feynman – fizikant
“Do urreja të vdisja dy herë. Është kaq e mërzitshme.”
Thomas Edison – shpikës dhe biznesmen
“Është kaq bukur aty jashtë”
(Pak para se të vdiste, Ediso doli nga koma, hapi sytë dhe i tha këtë fjali bashkëshortes. Nuk dihet nëse e kishte për pamjen jashtë dritares apo për atë që kishte parë gjatë qëndrimit në koma.)
Raffaello – piktor italian
“I lumtur!”
Ludwig van Beethoven – kompozitor dhe pianist
“Do të dëgjoj në parajsë.”
(Beethoven humbi tërësisht dëgjimin në moshën 46-vjeçare, por kjo nuk e ndaloi që të krijonte disa prej kryeveprave të muzikës klasike.)
Të tjerë sugjerojnë se fjalët e tij të funit ishin: “Duartrokisni miq, komedia përfundoi!”
Burimi: Independent