Dashuri dhe seks > Meshkujt

Flasin djemtë: ‘Gjërat e vajzave që s’do t’i kuptojmë kurrë!’

Sado të përpiqemi, ka disa gjëra që nuk do t'i kuptojmë dot nga seksi i kundërt. Përshembull burrat kanë disa pikëpyetje të mëdha për gratë: Pse shkojnë dyshe në banjë? Pse shkojnë aq shpesh në banjë? Pse dreqin flasin me shoqet e tyre për jetën seksuale?

Në një diskutim në "Reddit", burrat treguan se cilat janë disa nga sjelljet që i bezdisin më shumë tek gratë. Më të pakuptueshmet për ta, janë shkuarja në banjë të shoqëruara nga një grua tjetër, si edhe të folurit me shoqet e tyre për çdo aspekt të marrëdhënies me të dashurin.

"Nuk e di pse letra e tualetit mbaron kaq shpejt...", shkruan njëri, "Domethënë, tmerrësisht shpejt."

Të tjerë u shprehën se nervozohen nga shpenzimet e mëdha në parukeri, për t'u kthyer me "të njëjtin model flokësh". "Kur shkojnë në sallon, dhe kthehen me të njëjtët flokë. Për 200 $!", shkruan një tjetër.

Sa për bisedat me shoqet, burrat duken shumë të bezdisur nga gjithçka që ka të bëjë me to. Nuk i durojnë dot shoqet!

"E dashura ime takohet shpesh me shoqet për të biseduar në kafene, dhe sa kthehet, kap telefonin që të vazhdojë të bisedojë me të për tërë natën. Është një mister i madh për mua se ku i gjejnë gjithë këto tema për të diskutuar.” Ndërsa tjetri ia pret: “Pas dy orësh në telefon: “Ta tregoj me detaj kur të takohemi.”

Dhe pastaj, ajo që u vë kapakun të gjithave janë kur flasin me njëra-tjetrën për seksin me partnerët e tyre.

“Nuk e kam kuptuar kurrë pse në këto takimet “vetëm vajza”, flitet vetëm për seks. Niveli i detajeve në këto takime është qesharak! Unë do të ndihesha shumë në siklet po të bëja këto biseda me shokët e mi: është tepër personale!”

Burimi: “DailyMail”

Artikuj të ngjashëm

. .