Ndodhi në datën 8 shkurt. Si herën e parë, dy vjet më parë, ashtu edhe këtë vit, kinema “Millenium” ishte ndër ato shumë pak kinema në botë që mori të drejtën për të shfaqur filmin “Hijet e Grey: &Darker”, përpara të gjithë kinemave të tjera, madje edhe në ato të Londrës apo Los Angeles-it. Ceremonia e promovimit të filmit të shumëpritur –mbështetur në një seri bestseller – iu besua sërish Anabel Concept & Production.
Frymëzuar nga erotika, si kryefjala e këtij filmi, ideja e Anabel C&P ishte të krijonte një udhëtim mistik nëpër disa prej momenteve më erotike të Hollivudit ndër vite. Në bashkëpunim me mjeshtrin e dekorit dhe organizimit të eventeve “Geraldina Sposa” dhe dizajnerin dhe kostumografin e dhjetëra klipeve dhe spektakleve shqiptare Joni Peci, u realizua ajo që u pagëzua si rrugica e “Red Hollywood”.
Në të njëjtën rrugicë, të fshehur në kthina, shfaqeshin papritur, Valmonti i “Les Liasions Dangereux” me joshjet e tij të zakonshme, “Vajza” e Marilyn Monroe-s në skenën e famshme të filmit “Seven Year Itch”, Madonna me një pamje androgjene që tërhiqet nga prania e një vajze si tek “Erotica”, Rose që shtrihet të pozojë për Jack e më pas zhvishet për të plotësisht si tek “Titanic”, Elizabeth e cila bën striptease për – të parin Mr. Grey – Xhon Grey në “9 javë e gjysëm” apo udhëheqësi i ceremonisë pagane para-orgjisë në “Eyes Wide Shut”.
Krahas këtyre momenteve të famshme artistike, për të përforcuar idenë se seksi në fakt, më shumë se një “turp” apo “pendim”, duhet vlerësuar si “ndërveprim” dhe një kënaqësi e domosdoshme njerëzore, Anabel C&O kishte ekspozuar në hyrje piktura erotike nga antikiteti romak, indian, japonez, egjyptian apo iraken.
Por jo vetëm kaq. Duke qënë se sa herë flitet për seks në kinema e letërsi, janë femrat ato që më së shumti trajtohen (ose janë trajtuar) si objekt për meshkujt, në një kthinë të rrugicës, Anabel C&O vendosi të bënte të kundërtën; të tregonte se në lojëra seksuale, meshkujt kanë shpesh dëshirë të dominohen. Një kërcimtar “I varur” me gogël në gojë, ilustronte një prej momenteve sadomazokiste.
Vec e vec, asnjë nga këto kthina (edhe pse e papritur) nuk ishte e panjohur për të ftuarit, por të mbledhura bashkë, nën dritën e kuqe që të kujton kabaretë e Parisit apo rrugicat e Amsterdamit, u krijuar një skenar me përmbajtje të fortë erotike, aq sa për të bindur njerëzit se në fakt, “Hijet e Grey” është vetëm një episod e një dëshirë mijëra-vjecare për t’u shprehur seksualisht në art.
Udhëtimi i të ftuarve VIP u shoqërua nga tinguj sensualë jo-komerçialë, që “ndillnin” më shumë atmosferën në rrugicë. Një prej këngëve që u luajt përshembull është kjo nga “Hess is More”:
Gjendja që krijohej nga hyrja, përforcohej edhe në pjesën qendrore të kinemasë, ku ishte organizuar një koktejl me ushqime “kremoze” të kripura dhe të ëmbla nga restoranti “Millenium Gourmet”. Ushqimet ishin përgatitur enkas frymëzuar nga skenat erotike të filmave si “9 javë e gjysëm”.
Tani, mbyllni dritat në dhomën tuaj, ngrini zërin e këngës që ju sugjeruam, lundroni mbi fotot e mësipërme dhe shijoni pa fjalë, gjithçcka që u krijua në atë mbrëmje speciale në Kinema “Millenium.” Dhe pastaj mos harroni të blini një biletë për të parë “Hijet e Grey: Darker” sepse z.Grey ka ca lojëra të reja për ju;)