Kopertina e re e revistës prestigjoze “Vogue” për muajin mars supozohej të ishte një glorifikim i trupave femërorë dhe veçantive të tyre. Por, në vend që të përgëzohej, kopertina ngriti diskutime dhe polemika të shumta, pasi dyshohet se në të është ndërhyrë me photoshop për të holluar modelen plus-size, Ashley Graham.
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale vunë në dukje se ka diçka që nuk shkon me dorën e Gigi Hadid në foton në fjalë, e cila është vendosur në belin e Graham. Dora e modeles ka një gjatësi të pazakontë dhe njëkohësisht, Ashley Graham duket shumë më e dobët nga ç’është në fotot e shkrepura në prapaskenat e setit fotografik.
Megjithatë, kopertina e re ka marrë vlerësime të shumta nga personalitete të modës, që e kanë përgëzuar revistën për idenë dhe faktin që të gjitha modelet dukeshin të mrekullueshme.
Burimi: Daily Mail