Dashuri dhe seks > Tradhëtia

Si t’i thuash shoqes tënde të ngushtë që partneri e tradhton

Një guidë e detajuar për atë që do të jetë një nga momentet më të sikletshme në jetë.

Besojini instiktit
Gjërat mund të mos jenë asnjëherë ashtur siç duken, ndaj mos bëni hamendësime, por besojini instiktit tuaj. Më tej, gjeni shenja që ju ndihmojnë të dalloni nëse vërtet ka diçka që nuk shkon. Nëse ju e keni parë duke bërë diçka të dyshimtë dhe ai ju shmanget, atëherë gjërat vërtet nuk po shkojnë mirë.

Jepi tradhtarit një shanc
Në momentin që e dini me siguri se ai po bën diçka të keqe, flisni më parë me të se sa me shoqen tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është që t’i jepni atij mundësinë që të përballet drejtpërdrejt me këtë problem. Në këtë mënyrë, çifti mund t’i korrigjojë brenda vetes problemet. Nëse ai refuzon të flasë me ju për këtë çështje, atëherë është moment t’i drejtoheni mikeshës suaj.

Bëjeni bisedën sy më sy
Mos përdorni kurrë mesazhet apo një telefonatë për të dhënë lajme të tilla. Më mirë takohuni me shoqen tuaj në një kafene ose në shtëpi, pasi ajo do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj. Niseni duke thënë diçka të tillë: “Kjo do të jetë një bisedë shumë e vështirë dhe do ë doja të mos isha unë personi që ta thotë këtë. Por, nëse do të isha në vendin tënd, do të doja ta dija.”

Thoni atë që dini dhe më pas tërhiquni
Duke qenë se keni marrë vendimin t’i thoni dikujt një gjë kaq të dhimbshme, duhet të kuptoni se jeni futur në një pjesë shumë private të jetës së saj. Ndaj pasi të kenë thënë ato që dini, përgjegjësia juaj mbaron dhe detyra juaj e vetme është që t’i qëndorni asaj pranë. Gjithashtu duhet të kuptoni se përgjigja e saj emocionale do të kaojë në shumë faza, ndaj do t’i duhet pak kohë që të vendosë ç’do të bëjë dhe ju nudk duhet ta nxisni të marrë vendime të menjëhershme.

Pas kësaj, mbajeni këtë informacion për vete
Pasi të keni bërë pjesën më të vështirë, puna juaj është e thjeshtë: Thjesht qëndrojini pranë shoqes suaj dhe mbajeni gojën të kyçur. Mjafton sikleti i faktit që një shoqja jote zbuloi se i dashuri të tradhton, e jo më që ky lajm të bëhet thashethem. Sigurojeni se nuk do t’i thoni askujt për këtë çështje, në mënyrë që t’i jepni asaj pakëz qetësi mendore në këtë fazë stresuese.

Burimi: Style Caster

Artikuj të ngjashëm

. .