Pak kohë pas trendit të thonjve-pellush, entuziastët e bukurisë guxuan me një trend akoma më të pabesueshëm: buzët pellush. Imagjinoni pak buzë të buta, të kadifenjta, ose shikoni këtë foto:
Artistja e grimit Greta Agazzi krijoi këtë look me buzë të kuqe duke përdorur pambukun për thonjtë; përfundimi janë buzë të mishta, të pambukta si një bluzë e ngrohtë dimri.
Është paksa e parehatshme, apo jo? Megjithatë po flasim për një trend i cili natyrisht, nuk i shërben look-ut të përditshëm. Për projekte artistike, raste të veçanta ku doni të dukeni ekstravagante, mund ta realizoni fare lehtë.
Lyejini buzët me një shkëlqyes shumë ngjitës, pastaj vendosni mbi të pambukun e thonjve sipas ngjyrës që dëshironi. Vetëm kujdes mos të lëpini buzët, hani ose pini diçka.
Ok, nuk është aspak komode, por nuk mund të mos e pranojmë se ky trend duket kaq interesant kur e shikon: