Moda > Fashion on TV

Veshja kombëtare ‘e çmendur’ e Miss Shqipërisë në Miss Universe

Sfilata e veshjeve tradicionale ishte një çmenduri e vërtetë.

Lindita Idrizi përfaqëson Shqipërinë në 'Miss Universe', që po mbahet këto ditë në Filipine. 21-vjeçarja nga Elbasani u prezantua të enjten në shfaqjen me veshje kombëtare, ku veshi natyrisht, një fustan të kuq flakë me detaje të së zezës.

Revista e njohur “Marie Claire” vë në dukje se veshjet kombëtare të përfaqësueseve të shteteve nga e gjithë bota, këtë vit janë më të çmendura se kurrë. Përshembull Miss Aruba, Charlene Leslie, sfiloi e veshur si një windsurf, duke qenë se në vendin e saj ushtrohen shumë sportet ujore.

Pastaj kemi edhe këtë veshje të veçantë të Miss Ecuador-it, Connie Jimenez.

Miss Franca, Iris Mittenaere, u frymëzua nga Moulin Rouge për këtë veshje sa ekstravagante edhe sensuale.

Miss Gjermania, Johanna Acs, i çuditi të gjithë me kështjellën që kishte vënë mbi kokë, ndërsa mbante në dorë një libër përrallash të Vëllezërve Grimm, ikonë e kulturës gjermane.

Jamie-Lee Faulkner, Miss Britania, ishte një luftëtare e vërtetë me helmetë e parzmore me ngjyrat e flamurit britanik.

Nëse akoma s’ju janë dukur të çmendura veshjet tradicionale në Miss Universe, shikoni Miss Indonezinë, Kezia Warouw.

Por ndoshta akoma askush nuk e sfidon dot Miss Myanmar-in, bukuroshen Htet Htet Htun, që u sajua si marioneta tradicionale burmeze Yoke the. Për ta inskenuar siç duhet, ajo erdhi "bashkë" me një skenë të vogël teatri me perde të kuqe. Po, është pjesë e veshjes së saj kombetare.

Miss Nicaragua, Marina Jacoby, është një vajzë e fortë, përderisa arrin të ecë me këtë veshje në dukje shumë të rëndë. Por themi se ia vlen.

Artikuj të ngjashëm