Ne jemi të hapur për të provuar gjëra të reja, aq më tepër kur bëhet fjalë për bukurinë. Kemi provuar gjithçka, trajtime me gjak, apo kemi vendosur sheqer brenda në shampo, e kemi provuar sa mendjehapur jemi.
Por pas këtij ndryshimi të Kim Kardashian, nuk dimë si të ndihemi. Sikur të mos mjaftonte stili trasgresiv që ylli i reality-show-t ka nisur të mbartë kohët e fundit, në një video të publikuar në Snapchat ditën e djeshme, 36-vjeçarja i tregoi gjithë botës thonjtë e saj të rinj: shumë të gjatë, të shpuar me unaza floriri.
"Khloe do të ndihej krenare", dëgjohet të thotë Kim në videon e publikuar, duke qenë se motra e saj më e vogël eksperimenton gjithnjë me gjatësitë apo dizenjot e thonjve. Dhe duke marrë parasysh se një pjesë e mirë e njerëzve tentojnë të frymëzohen nga Kim, shpresojmë të mos joshen nga ky trend i ri, sepse të themi të drejtën, nuk është aspak praktik!
Burimi: Elle