Horoscope > Horoskopi Kinez

Viti i Ri kinez: Nëse keni lindur në këto vite, ky është viti juaj!

Gjithçka që NUK duhet të bëni ditën e parë të Vitit të Ri kinez.


28 janari shënon zyrtarisht hyrjen e Vitit të Ri kinez, që përfundon më 15 shkurt të 2018-ës. Viti i Ri, që ndryshe quhet Festivali i Pranverës, përllogaritet sipas sistemit kohor të hënës, prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit. Ky vit i përket të lindurve në shenjën e Gjelit, i renditur i dhjeti në ciklin e horoskopit kinez, që do të rikthehet në qendër të vëmendjes sërish në 2029-ën. Pra, nëse keni lindur në vitet 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017-të, ju i përkisni Shenjës së Gjelit.

Njerëzit që kanë lindur në Vitin e Gjelit njihen si të ndershëm, energjikë, inteligjentë, fleksibël dhe me vetëbesim. Por sipas astrologjisë kineze, viti i shenjës tuaj besohet të jetë një nga vitet më pa fat të jetës tuaj. Në përgjithësi, njerëzit që i takojnë kësaj shenje janë punëtorë, të shkathët, të talentuar, aktivë, oratorë dhe të shoqërueshëm. Ndihen mirë kur janë të shoqëruar dhe u shijon vëmendja. Edhe pse kanë aftësi për t'u patur zili, shpesh shihen si mendjemëdhenj, arrogantë, që u pëlqen të mburren për arritjet e tyre.

Pikat e forta të Gjelit: të shëndetshëm, sportivë, punëtorë

Pikat e dobëta: pak të ndjeshëm, stresohen shpejt, kanë luhatje humori

Numrat me fat: 5, 7, 8

Ngjyrat me fat: kafe, e artë, e verdhë

Drejtimet me fat: jug, juglindje

Njerëz të famshëm që kanë lindur nën shenjën e Gjelit: Rudyard Kipling, Benjamin Franklin, Prince Philip, Nancy Reagan, Joan Collins, Dolly Parton, ​Michelle Pfeiffer, Roger Federer, Serena Williams, Beyonce, Eric Clapton, Yoko Ono.

Tabutë e Vitit të Ri kinez

Ja çfarë duhet të shmangni:

1. Mos pini ilaçe ditën e parë të vitit nëse nuk doni të kaloni gjithë vitin të sëmurë.

2. Mos hani qull mëngjesin e Vitit të Ri, sepse konsiderohet 'ushqim për të varfërit'.

3. Njerëzit nuk duhet t'i lajnë rrobat ditën e parë dhe të dytë të vitit, sepse këto ditë festohen si ditëlindja e Shuishen, Zotit të Ujit.

4. Flokët nuk duhet të lahen ditën e parë të vitit, sepse në besimin kinez, flokët lidhen me pasurinë dhe nuk është shenjë e mirë të 'lash pasurinë' në fillim të vitit.

5. Përdorimi i thikave dhe gërshërëve duhet shmangur, sepse çdo aksident sjell fat të keq gjatë vitit dhe shterim të pasurisë.

6. Gratë nuk duhet të dalin nga shtëpia ditën e parë të vitit, ndryshe do t'i ndjekë fati i keq për të gjithë vitin. Të martuarat nuk duhet të vizitojnë shtëpinë e prindërve, pasi besohet se sjell fat të keq për prindërit, duke ndjellë probleme ekonomike për familjen.

7. Nëse fshini gjatë 28 janarit, bashkë me plehrat, do të hidhni edhe pasurinë tuaj.

8. E qara e fëmijëve besohet se sjell fat të keq për familjen, prandaj prindërit duhet të përpiqen t'i mbajnë fëmijët sa më të lumtur të jetë e mundur.

9. Nëse të vjedhin ditën e parë të vitit, dijeni se do t'ju vjedhin pasurinë e të gjithë vitit që keni përpara.

10. Nuk duhet të jepni para borxh ditën e Vitit të Ri dhe të gjitha borxhet duhet të paguhen përpara kësaj dite. Nëse dikush ju ka para borxh, mos shkoni t'ia kërkoni në shtëpi. Ata që veprojnë kështu do të tërheqin fatin e keq gjatë gjithë vitit.

11. Nuk duhet të keni enë orizi bosh në shtëpi. Varfëria ditën e Vitit të Ri shkakton ankth dhe paralajmëron sëmundje gjatë vitit.

12. Mos vishni gjëra të grisura nëse nuk doni të keni fat të keq gjatë gjithë vitit.

13. Nuk duhet të vrisni asnjë gjallesë ditën e Vitit të Ri, sepse gjaku është shenjë e keqe që paralajmëron plagosje, ose në rastin më të keq, vdekje të përgjakshme gjatë vitit.

14. Veshjet në ngjyrë të bardhë ose të zezë ndalohen, sepse të dyja lidhen me zinë.

15. Sipas traditës, njerëzit duhet të rrinë zgjuar deri vonë për të pritur Vitin e Ri dhe duhet të hedhin fishekzjarre për të trembur shpirtrat e fatit të keq dhe përbindëshin e Vitit të Ri.

16. Dhënia e dhuratave të veçanta si: ora, gërshërë, dardha kanë të gjitha kuptim negativ në kulturën kineze.

Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Ja lista e shenjave sipas viteve të lindjes:

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960

Bualli: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961

Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962

Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963

Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964

Gjarpëri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965

Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966

Dhia: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967

Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968

Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969

Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970

Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971

Ashtu si shenjat e horoskopit që ne ndjekim kanë kohën e tyre çdo 12 muaj, cikli i horoskopit kinez përmbyllet çdo 12 muaj për çdo shenjë. Pasi lamë pas 2016-ën, vitin e Majmunit, kemi hyrë në 2017-ën e Gjelit.

Artikuj të ngjashëm