Qëkurse përdorimi i shampos së thatë u vu në pikëpyetje, gratë në përgjithësi filluan t’i kushtonin më shumë vëmendje skalpit të tyre dhe kuptuan që ai ka po aq nevojë për pastrim, hidratim dhe eksfoliim sa edhe fytyra. Por si mund t’i heqësh qelizat e vdekura nga skalpi është pyetja e madhe???
Këtu hynë në lojë scrub-et e skalpit, të cilat e bëjnë punën siç duhet, por që shpesh janë goxha të shtrenjtë. Fatmirëisht, sipas një dermatologeje amerikane, scrub-in e skalpit mund ta bëni fare mirë në shtëpi dhe për këtë mjafton vetëm shampo dhe një lugë sheqer. Sipas dr. Francesca Fusco, sheqeri do të eksofiojë skalpin dhe do të tretet duke mos lënë asnjë mbetje. Dhe jo vetëm që do të hiqni qelizat e vdekura, por skalpi juaj do të hidratohet më mirë me produktet që vini më pas si balsami apo kremi i flokëve.
Por, ashtu si me fytyrën, edhe me skalpin, eksfoliimi i tepërt mund të jetë i rrezikshmëm pasi mund të prishë balancën e yndyrën së kokës suaj, ndaj kjo metodë duhet aplikuar një herë në 3-5 larje.
Burimi: Cosmopolitan