Numri i foshnjave të lindura në Kinë për vitin 2016 u rrit me 7.9% nga viti i kaluar, sipas statistikave më të fundit të publikuara nga vetë qeveria. Shkak për këtë mendohet të jetë politika që i lejon çiftet kineze të bëjnë dy fëmijë.
Një total prej 17,86 milionë bebesh erdhën në jetë në vitin 2016, numër që është 1.31 milionë më i lartë se total ii vittit 2015. Vendimi i qeverisë kineze për t’i lejuar çiftet të kenë më shumë se dy fëmijë ishte ai që shkaktoi këtë rritje në masë.
Kina vendosi të braktiste praktikën e saj të disa dekadave për moslejimin e prindërve që të sillnin në jetë më shumë se një fëmijë. Kjo politikë, e prezantuar fillimisht në vitin 1979, solli pasoja të rënda në ekonomi, pasi rriti nivelin e plakje dhe uli fuqinë punëtore. Megjithatë, efekti i familjeve me dy fëmijë pritet të reflektohet pas më shumë se 15 viteve, kur ata të jenë të aftë për punë.