Nuk besojmë se ka ngelur shqiptar që nuk e ka marrë vesh se Pirro Çako është ndarë nga e dashura e tij 25 vjet më e re, me të cilën kishte më shumë se 5 vjet i lidhur. Por nëse ndonjëri prej nesh është bërë nostalgjik dhe ka nisur të dëgjojë nga e para playlist-en e Pirros, dikush që gëzon gjenet e tij nuk është aspak i shqetësuar për ndarjen e të atit, përkundrazi, Antoni Çako ka prezantuar në Instagram të dashurën e tij.
Një bukuroshe franceze bjonde me vetulla të trasha alla Cara Delevingne ka vjedhur zemrën e djalit të Pirro Çakos, që megjithëse është përpjekur të ruajë një ‘loë profile’ pavarësisht famës së prindërve të tij, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave me bukuroshen që kishte në krahë.