Ashtu si një pjesë e mirë e amerikanëve, edhe Chelsea Handler nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve. Komediania amerikane ka ngritur gjithnjë zërin për mbështetjen e saj ndaj Hillary Clinton, por së fundmi në një intervistë për ‘Variety’, gjeti fajtorin e vërtetë për fitoren e Trump: familja Kardashian.
E pyetur se çfarë mund të bënte ndryshe Amerika, Handler kishte vetëm një përgjigje: “Boll publikuat kaq shumë lajme për Trump. Ishte një reality-show. Jemi kthyer në një reality-show,” tha Handler duke përmendur familjen Kardashian, si gjëja e parë që të vjen ndërmend kur flet për një format të këtij lloji.
“Unë fajësoj familjen Kardashian: ato ishin fillimi i fundit. Mënyra se si këta njerëz mbinë dhe nuk largohen, është sureale,” tha moderatorja që edhe më parë e ka shprehur mospëlqimin ndaj familjes më të famshem të momentit në botë. Chelsea ka drejtuar emisionin e saj në televizionin E!, e njëjta media që ka promovuar familjen Kardashian duke transmetuar reality-shown e tyre, por në një intervistë për Jimmy Fallon tha ‘se nuk kishte mjaftueshëm b*thë për të ndejtur aty’.
“Si do ta largojnë atë që aty?”- tha ajo duke iu refruar Trump-it. “Ai nuk i bindet ligjeve dhe rregullave, duhet ta largojnë me dhunë. Është e qartë çfarë psikopati është. Mendoj se puna jonë si artistë, ose puna ime, është të përpiqem të zbuloj kush janë ata njerëz aq të zhgënjyer që e votuan dhe të përpiqem të gjej një gjuhë të përbashkët,”- përfundoi Handler.
Burimi: Vanity Fair