Injoranca është e bekuar dhe jo më kot. Sepse nëse nuk do ta dinim që buka e thekur mirë dhe patatet e pjekura ose të skuqura mirë janë kancerogjene, do të ndiheshim goxha më mirë tani.
Sipas një agjencie amerikane që merret me studimin e ushqimeve, kjo është e vërteta e hidhur. Në një deklaratë të bujshme, Food Standards Agency në SHBA, paralajmëroi publikun për rreziqet e akrilamidit, një përbërjeje kimike që krijohet në disa ushqime kur ato gatuhen në temperatura shumë të larta (mbi 120 grade).
Gjithashtu janë publikuar edhe një numër këshillash për të ulur sa më shumë rrezikun, duke i gatuar ushqimet derisa të bëhen në ngjyrë të artë dhe jo kafe e errët.
Burimi: Independent