Se çfarë ndodhi me të vërtetë mes Eneda Tarifës dhe Albana Osmanit nuk u mor vesh kurrë, të paktën jo publikisht. Dy ish-mikeshat e ngushta befas s’u panë më bashkë.
Në shtator të 2015-ës, u aludua se ato ishin zënë për kopertinën e një reviste, ku ishin ftuar të shfaqeshin të dyja. Kjo u mohua kategorikisht nga Arbana, e cila përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale pohoi se: “nuk jam zënë kurrë me dikë për një copë kopertine” (lexo këtu). Megjithatë ajo nuk e mohoi sherrin me Enedën, dhe prapë vijuan të mos kishin asnjë lloj marrëdhënieje bashkë, të paktën jo publikisht.
Dje Eneda Tarifa, ish-prezantuese e “Portokalli”, ishte e ftuar si këngëtare në Top Show, për të kënduar këngët e Anita Takes, e cila u nda nga jeta përpara pak ditësh. Albana Osmani është opinioniste në këtë emision, bashkë me Ervin Kurtin.
Por ndonëse ishin të dyja në një emision, në një studio, në shoqëri me të njëjtët njerëz, nuk postuan asnjë foto bashkë në Instagram-et e tyre përkatëse. Eneda Tarifa publikoi vetëm këtë foto nga dhoma e grimit:
Pastaj edhe këtë tjetrën nga dhoma e grimit:
Kurse Albana publikoi plot foto nga emisioni edhe bashkë me stafin, por asnjë me Enedën.
E vetmja ku duken bashkë është kjo foto e publikuar nga Orgesa Zaimi, ku Albana përqafon Orgesën kurse Eneda jep një shikim krenar drejt aparatit.