George dhe Amal Clooney do të bëhen prindër të dy binjakëve, një djali dhe një vajze. Kështu ka shkruar InTouch Weekly të mërkurën, duke shtuar se aktori 55-vjeçar dhe avokatja 38-vjeçare janë shumë të emocionuar për këtë lajm.
Lajmi vjen pas fotove të Amal veshur me një fustan me lule, ku duket qartë barku i rrumbullakosur. "Kur Amal dhe George mësuan se prisnin binjakë, u surprizuan, por edhe u frikësuan, sepse të dy mendonin se një ishte mjaftueshëm. Por lajmi se bëhej fjalë për një djalë dhe një vajzë i bëri shumë të lumtur. i duket sikur kanë kapur llotarinë në familje,"- është shprehur një burim pranë çiftit për revistën.
Clooney thuhet se e pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijëve. Nga një beqar i betuar, që nuk e mendonte martesën në planet e tij, fituesi i dy çmimeve Oscar nuk mund të ishte më i emocionuar për titullin 'babi'.
Burimi: InTouch Weekly