Lindsay Lohan ka ngjallur dyshime se mund të jetë kthyer në myslimane pasi ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami dhe në përshkrimin në profilin e saj ka shkruar ‘Alaikum Selam’, një term në gjuhën arabike që përkthehet ‘Paqja qoftë me ju’. Përdoruesit e rrjeteve sociale i interpretuan këto ndryshime si konvertim të aktores 30-vjeçare në fenë islame.
“Jam kaq e lumtur që Lindsay Lohan gjeti Islamin. Allahu e drejtoftë dhe e bekoftë,” shkoi një vajzë e re në Twitter. “Nëse Lindsay Lohan mund të veshë hixhab dhe të përpiqet të jetë një muslimane e denjë, kjo do të thotë se edhe motrat tona, që nuk ndihen mjaftueshëm të forta për ta veshur, mund të bëjnë të njëjtën gjë,” ka shkruar dikush, duke përdorur Lohan-in si shembull për të gjitha vajzat dhe gratë që po përballen me vështirësi në jetën e tyre.
Aktorja që është fotografuar duke mbajtur shami gjatë një vizite në Turqi në tetor për të takuar refugjatët sirianë, nuk i ka komentuar ndryshimet në Instagramin e saj, ku ndiqet nga 5.7 milion përdorues. Fjalët për ndryshimin e fesë së Lohan kanë nisur të qarkullojnë që në 2015-ën, pasi është fotografuar duke mbajtur Kuranin në dorë, ndërsa bënte punë publike në Brooklyn. “Jam natyrë shumë spirituale dhe e hapur për të mësuar gjëra të reja,” u shpreh për The Sun ylli i “Mean Girls”. Aktorja ka kaluar shumë kohë së fundmi në Lindjen e Mesme dhe përpara se të fshinte gjithçka në Instagram, postoi një poemë për krizën refugjate dhe ISIS.
Burimi: Telegraph