Të gjithë kemi miq në rrjete sociale që publikojnë aq shumë foto me partnerin/en e tyre, sa ndihemi si krijesat më të pafat dhe më të padashuruara në botë. Mos jemi ne problemi?
Në fakt ne jemi shumë në rregull. Sipas seksologes Nikki Goldstein, këto çifte me shumë mundësi ‘urrejnë’ njëri-tjetrin. “Shpesh janë këta njerëz që kërkojnë aprovim për lidhjen e tyre nga miqtë në rrjete sociale. Pëlqimet dhe komentet mund të jenë një miratim shumë i mirë kur dikush ka probleme, dhe kjo i bën të ndihen më mirë. Jo partneri që bën gjestin, por ajo që mendojnë njerëzit e tjerë,”- thotë Goldstein. Por mund të jetë edhe shenjë posesiviteti dhe kontrolli tek partneri.
Edhe një studim i kryer pak kohë më parë zbuloi se njerëzit që kishin probleme me vetbesimin, publikonin shumë foto me partnerin në rrjete sociale.
Burimi: Metro