Një trup i tonifikuar dhe një sens i mirë humori shihen gjerësisht si cilësitë kryesore që joshin. Por sipas ekspertëve, janë tre veçori që ju bëjnë të dalloni në mes të turmës.
Cilat? Pozitiviteti, të qënit i shoqërueshëm deri në një farë mase dhe vetëbesimi konsiderohen si tre veçoritë më të rëndësishme sipas tyre. Psikologët shpjegojnë se këto tre cilësi jo vetëm e bëjnë dikë më tërheqës për seksin e kundërt, por edhe tregojnë se personi që i mbart, mund të joshë kë të dëshirojë.
Cilësia e parë, pozitiviteti, shihet prej tyre si më kryesorja për të afruar të tjerët, që natyrisht tërhiqen kur shohin dikë me aureolë pozitiviteti, plot energji dhe buzëqeshje.
Të jesh i shoqërueshëm është gjithashtu një pikë kyçe për të komunikuar me sa më shumë njerëz. Të tjerët afrohen më lehtësisht tek ata që shfaqen më të komunikueshëm e me të cilët afrimi është më i thjeshtë e i natyrshëm.
Ndërsa vetëbesimi u votua si aspekti kryesor që të tërheq tek një individ sepse, siç thonë psikologët, siguria në vetvete tregon një lloj statusi në shoqëri.
Burimi: "DailyMail"