Isaac është një vogëlush i cili vuan nga autizmi. Si pasojë e tij, ai nuk flet, ka vonesa dhe vështirësi në të mësuar, si dhe vuan nga Neurofibromatosis tipi 1 (NF1). Por, ka një gjë që Isaac e bën shumë mirë dhe është komunikimi nëpërmjet Google Street View! Është një mënyrë ndryshe e komunikimit, por për të, funksionon më mirë se çdo metodë tradicionale komunikimi. Nëna e vogëlushit ka treguar sesi nisi e gjitha dhe sesa shumë e ka ndryshuar kjo gjë jetën e djalit të saj.
Kur Isaac ishte vetëm 6 vjeç, ai shkoi me pushime në një kamp rreth 120 milje larg shtëpisë. Një javë më vonë, Isaac përshkoi vetëm të njëjtën rrugë, duke ndaluar pikërisht në të njëjtat stacione ku kishin ndaluar herën e parë. U mahnita se një fëmijë që nuk kuptonte shkronjat dhe numrat, apo që me shumë vështirësi kthente kokën kur e thërrisnim në emër, mund të kishte një talent kaq të rrallë. Ai shkon në një shkollë për fëmijët me nevoja speciale dhe çdo ditë transportohet me makinë për arsye sigurie. Mirëpo, tashmë ai ka filluar të shkojë vetë nëpërmjet asaj çfarë mban mend si dhe nëpërmjet Google Street View.
Kur e shikoj që përdor programin për t’u orientuar, më qetëson. Ai e përdor atë për çdo komunikim. Për çdo nevojë që ka, pa folur asnjë fjalë të vetme.
Nëse është i uritur, më tregon se ku dëshiron të shkojë. Ai më orienton në qendër tregtare ose tek shtëpia e gjyshërve. Më tregon kur ka nevojë për t’u ndërruar apo për produkte të reja higjienike, thjesht duke më çuar në tualet në vendet ku i vendos ato. Kur është gati për të fjetur, ai lëviz në dhomë dhe fikson një pikë, duke më treguar në këtë mënyrë se aty dëshiron të shtrihet.
Nëpërmjet programit, Isaac gjen ku ndodhet makina ime midis makinave të shumta në garazh dhe në këtë mënyrë, më tregon që dëshion të dalë. Por, ajo që ndodhi dy javë më parë, më tronditi.
Ishte më alergjik dhe më i qetë se zakonisht. Erdhi u ul pranë meje dhe përdori Google Street View për të më treguar një klinikë kirurgjie. Për herë të parë, më tregoi se nuk ndihej mirë. Ishte e pabesueshme. Nisa të qaja. Nuk ishte asgjë serioze, por ishte hera e parë që ai më tregonte mua dhe doktorit çfarë ndiente fizikisht.
Isaac nuk është një gjeni. Ai nuk mund ta shkruajë dot emrin e tij, të vishet vetë apo të shkruajë e lexojë. Ai ka tipin më serioz të autizmit, por ka gjetur një mënyrë unike dhe speciale për të komunikuar me njerëzit.