Kelvi Kadilli është ende në hapat e parë në fushën e gazetarisë dhe televizionit, por është aq i drejpërdrejtë sa nëse e sheh qoftë edhe një herë, zor se mund ta harrosh. I ftuar në emisionin ‘Oktapod’ përpara Turjan Hyskës, Kelvi iu përgjigj disa pyetjeve pikante, të ngjashme me pyetjet që ai bën në rubrikën e tij në INtv, që përgjithësisht rrotullohen rreth seksit.
Këtë herë i ulur në kolltukun e të ftuarit, Kadilli rrëfeu shpejt dhe ‘pa iu dredhur qerpiku’ disa detaje që lidhen me jetën e tij seksuale. I pyetur nëse kishte bërë ndonjëherë ‘treshe’, Kelvi u përgjigj pozitivisht dhe po kështu edhe kur u pyet nëse kishte bërë ndonjëherë orgji. “Tani po e kuptoj çfarë qejfi kanë të ftuarit e mi kur i intervistoj. Po kam bërë,” iu përgjigj ai.
I pyetur ‘kur është rrahur për herë të fundit në seks’, moderatori u shpreh se nuk i pëlqen dhuna në shtrat. “S’më pëlqejnë këto fetishizmat e të rrahurës. S’jam as sadist, as mazokist. Seksi është diçka shumë e bukur për ta përzier me të rrahurën. Është qejf ndonjëherë, por nuk është seks, është një formë ngrohje.” Kelvi nuk hezitoi as t’i përgjigjej pyetjes se me cilin nga të ftuarit në emisionin e tij, femër dhe mashkull, do të donte të shkonte. “Egla Harxhi më ka inspiruar pafundësisht,” tha ai për ish-Miss Shqipërinë, ndërsa për meshkujt, Ledion Liço.