Olta Gixhari është e ftuara e kësaj jave në emisionin “Xing me Ermalin”, në televizionin “Klan”, dhe siç mund të merret me mend, intervistës së saj nuk kishte si t’i mungonin skenat provokuese.
Detajet e para të emisionit, që do të shfaqet mbrëmjen e së shtunës, i dha vetë Ermal Mamaqi, i cili postoi një përmbledhje të shkurtër të serisë së radhës në rrjetet sociale. Në video, aktorja e njohur shihet me një look androgjen: kostum burrëror, flokë të lëpirë pas dhe këpucë të kuqe me taka.
Mirëpo kostumi shumë shpejt do të shndërrohet në një fustan, duke qenë se në një pjesë të videos, Gixhari shihet mbi tavolinën e moderatorit duke zhveshur pantallonat dhe për një pjesë të madhe të emisionit, ajo ka qëndruar e veshur vetëm me këmishë e xhaketë.