Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meteoalb bëri të ditur se ditët në vijim do të vazhdojnë të sjellin temperatura të ulëta.
“Përfundimisht: janari 2017 do të vijojë i ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme deri nga data 25.”- shkruan Meteoalb, duke paralajmëruar gjithashtu për reshje të tjera dëbore, edhe në kryeqytet.
Në një komunikim me komentuesit në Facebook, Meteoalb bëri të ditur se nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dëborës në Tiranë nga datat 16-21 janar.
Vetëm tre ditë më parë, Tirana u zbardh si rrallëherë nga dëbora, gjë që nuk ndodhte që prej vitit 1985.
Burimi: Panorama