Ka vetëm tre ditë që bota mbarë mësoi për romancën më të re në showbiz mes The Weeknd dhe Selena Gomez-it.
Mirëpo, duket se flaka mes çiftit ka kohë që është ndezur, të paktën sipas vargjeve të këngës më të re të artistit, të publikuar rishtazi. Në këngën “Part Monster”, ku The Weeknd i këndon një nate të gjatë festimesh, i dedikon edhe një varg të dashurës së tij të re, në të cilin thotë: “Vithe me formë si të Selena-s!”
Nëse dyshja nuk kishte nisur të shoqërohej në kohën kur është shkruar kënga, atëherë The Weeknd është thjesht një djalë me fat. Hidhini një sy klipit më të ri nga artisti i shumëpërfolur.