Metropolitan > Kinema & TV

Vazhdon vala e shkarkimeve në ABC News, një tjetër letër ‘lamtumire’

Drejtuesit e televizionit informativ po bëjnë ndryshime të mëdha.

 

Fillimisht ishte Armand Shkullaku ai që njoftoi largimin nga strukturat drejtuese të ABC News, sepse në gjykimin e pronarit të kësaj media, Aleksandër Frangaj, ‘televizionit i duhet një qasje e re menaxheriale dhe editoriale’.

Por siç duket kjo valë shkarkimesh nuk ka prekur vetëm Shkullakun, por edhe gazetarët e tjerë që prej vitesh kanë dhënë kontributin e tyre në këtë televizion. Vincent Triest është një nga korrespondentët e huaj që ka punuar për dy vite në ABCNews, por ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij në Facebook se puna e tij aty, ashtu si puna e shumë korrespondentëve të tjerë, përfundon më 31 janar.

“Për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në Abc News, për mua nuk ka më vend në këtë televizion pas datës 31 janar! Sepse gjithë korrespondentët e huaj janë shkarkuar për fat të keq,”- ka shkruar mes të tjerash Triest, duke vlerësuar të gjithë eksperiencën e tij në këtë televizion, pjesë të grupit mediatik Klan.

Artikuj të ngjashëm