Lajmi se Tuna do të kurorëzonte në martesë lidhjen me Patris Berishën nisi të qarkullojë kudo në portale ditën e sotme. Burime të RTV21 zbuluan se këngëtarja do të martohej sot, pa u ndalur në detaje.
E vetmja provë që kishim ishte një foto e Tunës e veshur me një fustan ngjyrë krem, e publikuar nga stilistja Vjollca Llapashtica, ku shkruante “Urime Tuna”.
Anabel.al ka mundur të zbulojë se Tuna dhe Patrisi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre ditën e sotme në Komunën e Prishtinës. Burime pranë dyshes kanë përjashtuar mundësitë e një dasme të madhe, ndërkaq nuk dihet kush kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit.
Lidhja e Tunës me Patrisin është bërë publike pak muaj më parë, por është konfirmuar përfundimisht njëkohësisht me lajmin e shtatzënisë së Tunës në festivalin e Këngës Magjike. Të dy janë në pritje të një djali dhe shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me postimet e tyre në rrjete sociale.