Metropolitan > Celebrity

‘Zemra do atë që do’. Lidhja e re e Selena Gomez do të jetë drama e ardhshme hollivudiane

Këngëtarja është fotografuar duke u puthur me reperin më të përfolur të momentit.

Sikur lufta që vetë Selena kaloi me depresionin të mos mjaftonte, këngëtarja me lidhjen e saj të re do të fusë në depresion të thellë jo vetëm fansat e saj,  që prisnin ende një rikthim me Justin Bieber, por edhe fansat e reperit kanadez The Weeknd dhe ish të dashurës së tij, modeles Bella Hadid, që mbanin sytë tek dashuria e atyre të dyve.

Selena dhe The Weeknd janë fotografuar mbrëmjen e së martës jashtë një restoranti në Santa Monica, ku duken shumë të afërt, pa kursyer as puthjet në publik. Nuk e dimë sa kohë kanë bashkë, por jemi sy e veshë për të parë çfarë do të ndodhë me të dy, apo me shoqërinë e Selenës dhe Gigi Hadid. Kjo është luftë!

Burimi: TMZ

Artikuj të ngjashëm