Metropolitan > Celebrity

Victoria Beckham pranon publikisht se është penduar për këtë ndërhyrje estetike

‘Gëzoju asaj që ke!’

Në një intervistë për “British Vogue”, Victoria Beckham-it iu kërkua të shkruante një letër drejtuar vetes së saj në moshën 18-vjeçare dhe është sa e sinqertë, aq edhe prekëse. Ndër gjëra të tjera, stilistja e famshme pranoi për herë të parë ndërhyrjen estetike në gjoks për të cilën është përfolur për vite me radhë dhe gjithashtu rrëfeu se është penduar që e kreu.

“Lëre lëkurën të marrë frymë; vër më pak grim. (Dhe mos e lër kurrë atë grimierin të të rruajë vetullat! Efekti zgjat përgjithmonë.) Do të jesh përgjithmonë e fiksuar me llakun e flokëve por do të të kalojë dalëngadalë. Pak më pak ‘Përshëndetje! Sapo kam dalë nga një tunel ere,” të lutem. Dhe ndoshta duhet të të them që të mos ngatërrohesh me gjoksin tënd. Për vite me radhë e kam mohuar - budallaçkë. Një shenjë pasigurie. Gëzoju asaj që ke!”- shkroi bashkëshortja e David Beckham.

Ndër të tjera ajo foli edhe për fillimet e karrierës së saj si stiliste në Spanjë, kur David luante për Real Madrid-in. Ajo shprehet se ajo periudhë so të jetë një ndër më të tmerrshmet e jetës së saj.

“Njerëzit do të thonë gjëra të tmerrshme. Do t bëhesh një objekt talljeje... Do të mësosh se sa të këqija mund të tregohen ndonjëherë gratë e tjera. (Dhe kjo do të të mësojë që t’i mbështesësh gjithmonë gratë rreth teje dhe t’i bësh pjesë të udhëtimit tënd.)”- shkroi nëna e sukseshme e 4 fëmijëve.

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

. .