Metropolitan > Kinema & TV

Shkarkohet nga detyra gazetari shqiptar: Ishte vendim i Frangajt

Këtu përfundon kontrata e tij me televizionin.

Pas katër vitesh në drejtimin e ABC News, Armand Shkullaku është shkarkuar nga posti i drejtorit të informacionit. Ai rrëfeu në një intervistë për ‘Mapo-n’ se në fakt zgjedhja nuk ishte e tij, por e Aleksandër Frangajt.

“Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re menaxheriale dhe editoriale dhe kështu kontrata ime 4-vjeçare me ABC News quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion,”- shpjegoi Shkullaku.

Gazetari pohoi se do të pushojë për pak kohë dhe më vonë do të shqyrtojë propozimet e tjera të Frangajt për brenda grupit mediatik Klan.

“Drejtues i programacionit në Tv Klan, drejtues i një emisioni politik në ABC News apo dhe propozime të tjera që jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re,”- tha Shkullaku, pa fshehur keqardhjen që shoqëron përfundimin e bashkëpunimit të tij intensiv me televizionin informativ.

Artikuj të ngjashëm