Cara Delevingne, një nga modelet më të suksesshme dhe që aktualisht i ka hyrë aktrimit, ndjeu të nevojshme t’i përgjigjet komentit të njërit prej ndjekësve të saj në Twitter, pasi ky i fundit i tha ‘të gjente një punë të vërtetë’. “Rrugës për të bërë diçka shumë emocionuese dhe jam shumë nervoze”, shkroi Cara në Twitter, që siç zbuloi më vonë, bëhet fjalë për një mision në Afrikë, në ndihmë të refugjatëve.
Në këtë moment një komentues i shkruan: “Shpresoj se bëhet fjalë për një intervistë të vërtetë pune. Pamja do të zhduket Cara, s’mund të mbahesh tek vetullat e tua përgjithmonë.” Dhe ndryshe nga sa mund të bëjë zakonisht, Delevingne zgjodhi t’i kthejë përgjigje…dhe çfarë përgjigjeje.
“Do pendohesh për këtë që the. Po përpiqem të bëj diçka të mirë, që nuk ka lidhje aspak me pamjen time. Ti je thjesht një tjetër burrë i etur për vëmendje, që hedh poshtë njerëz në Twitter dhe mendon se pamja ka rëndësi mbi gjithçka.”
“Përpiqu të bësh diçka për botën, pikë. Nuk kam kohë për një tjetër burrë që sulmon gratë sepse janë të suksesshme,”- vijoi 24 vjeçarja me përgjigjet e saj, duke i këshilluar edhe të lexojë ndonjë libër.
Burimi: Elle