Më pak se katër muaj nga grabitja famëkeqe e Kim-it në Paris, familja më e famshme e Amerikës, është kthyer sërish në një shënjestër grabitjeje.
Bëhet fjalë për dyqanin e tyre Dash, i cili drejtohet nga Kim, Khloe dhe Kourtney. Dyqani është grabitur të hënën, shumë pak orë pasi u krye dhe arrestimi i të dyshuarve për grabitjen e Kim-it. Sipas burimeve, një grua e maskuar si kliente është paraqitur fillimisht në dyqanin në Bulevardin Melrose, ku ka marrë 1600 dollarë në formë rrobash dhe parfumi si dhe u largua me një makinë argjendi. Pritet ende një koment nga ana e familjes Kardashian.