Anabel > Çfarë po ndodh rreth nesh

Po luante me motrën mbi liqenin e ngrirë: Humb jetën 12-vjeçari në periferi të Tiranës

Mesditën e së mërkurës, një fëmijë 12 vjeç humbi jetën në fshatin Mëzez të Tiranës. 12-vjeçari po luante me të motrën në liqenin e Kasharit, i ngrirë pjesërisht për shkak të temperaturave të ulëta.

Mësohet se F. Gurakuqi dhe e motra, 15-vjeçarja E. Gurakuqi, ranë në ujë pasi shtresa e hollë e akullit u thye nën këmbët e tyre. Vajza mundi të shpëtonte, kurse vëllai i saj i mitur u mbyt.

Polumbarët e RENEA-s mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë trupin e 12-vjeçarit nga ujërat e liqenit. Një 40-vjeçar gjithashtu humbi jetën në Fier gjatë së mërkurës, për shkak se po ecte mbi sipërfaqen e një rezervuari të ngrirë dhe ajo është çarë duke i marrë atij jetën.

Burimi: Balkanweb

Artikuj të ngjashëm

. .