Si jetojmë > Social Buzz

Arsyeja përse vajza e Obama-s nuk ishte në fjalimin e tij të lamtumirës, do t’ju bëjë të ndiheni të privilegjuar

Të qënurit vajza e presidentit të SHBA-ve, nuk do të thotë një botë plot me privilegje!

Nëse mendoni që të qenurit vajza e presidentit të SHBA-ve do të thotë një botë plot me privilegje, e keni gabim.

Gjatë mëngjesit të së martës, Barack Obama mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, përpara se t’i lërë zyrtarisht karrigen e presidentit Donald Trump-it. Mirëpo, krahas faktit që një pjesë e madhe e të pranishmëve u përlotën më shumë se një herë gjatë fjalës së tij, një tjetër detaj bëri internetin të ziente nga kureshtja. Ku ishte Sasha, vajza e vogël e çiftit Obama?!

Sasha Obama nuk erdhi dot sepse është në shtëpi duke planifikuar fushatën e saj të vitit 2040

Për të gjithë kuriozët dhe ata që nxorën teori nga më të çuditshmet lidhur me këtë çështje, mëngjesin e së martës, Sasha Obama ishte në shkollë, ku i duhej të jepte një provim. Mbajeni në mendje këtë herën tjetër kur të mungoni në shkollë ose punë, sepse temperatura ju ka shkuar 37 e 2 vija!

Burimi: Marie Claire

Artikuj të ngjashëm

. .