Anabel > Showbiz dhe TV

E ftuara e emisionit 'Xing', revoltohet dhe akuzon Ermal Mamaqin

Ja çfarë ka ndodhur gjatë emisionit.

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja Valbona Mema ka performuar disa prej këngëve të saj. Emisioni u transmetua mbrëmjen e 31 dhjetorit 2016, mirëpo disa ditë më vonë, ajo ka vendosur të tregojë në rrjete sociale pakënaqësinë që mori nga ftesa e aktorit të humorit.

Sipas gazetës 'Panorama', Valbona ka publikuar një video amatore të xhiruar gjatë emisionit, të cilën e ka shoqëruar me komentin se Ermali ia kishte ndërprerë këngën dhe nuk e kishte futur në transmetim.

“Ju përshëndes, meqë na e preu xhaxhi Ermali…se këtu ose duhet të këndosh ‘xum m’pa xum’ ose ta presin këngën…mjerë muzika tradicionale ku po përfundon.”-shkruan këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm

. .