Anabel > Çfarë po ndodh rreth nesh

Putin merr vendimin drastik: Ua bën të pamundur jetën duhanpirësve

Çdo vit, pothuajse 400.000 rusë vdesin nga pirja e duhanit.

Presidenti Putin, i cili njihet për fiksimin e tij ndaj sporteve, ka ndërmarrë së fundmi një hap drastik ndaj duhanpirësve. Ai ka vendosur të ndalojë blerjen e duhanit nga konsumatorët që lindin në 2015-ën dhe në vazhdim. 

Propozimi, që ka gjetur mbështetjen e fansave të fitnesit dhe jo-duhanpirësve, e bën Rusinë vendin e parë që ndalon terësisht duhanin. Ky vendim erdhi si pasojë e faktit që çdo vit pothuajse 400.000 rusë vdesin nga pirja e duhanit, një zakon që dëmton jo vetëm shëndetin, por edhe ekonominë ruse.

Kjo sepse duhani ka qenë historikisht i konsumuar në masë në Rusi, por ai nuk rritet aty, gjë që e detyron vendin ta importojë atë nga shtete si Kuba, Gjeorgjia dhe Azia Qendrore. Përfundimisht, synohet që deri në vitin 2050, numri i duhanpirësve të jetë reduktuar në maksimum.

 

Artikuj të ngjashëm

. .