Relationships > Dating

Kodet e djemve në takimin e parë, për t'ju treguar se i pëlqeni

Gjestet e dukshme që shfaqin interes.

Kimia është diçka që nuk do fjalë. E megjithatë pas takimeve të para, mbetemi gjithmonë me dyshimet: "A i pëlqej?", "A do të më telefonojë prapë?", "A u ndje mirë me mua?". Ka disa shenja të qarta që tregojnë se ai është vërtet i interesuar.

1. Sjellja e tij kalon nga veprimet paksa të sikletshme, te sjellja e çuditshme, në fund te ajo normale, pasi fillon të ndihet rehat. Fakti që ndihet komod tregon se nuk e ndien të nevojshme të mbajë një lloj qëndrimi.

2. Bisedat tuaja nuk janë thjesht të zakonshme (moti e gjëra të tilla), por më personale.

3. Ju shikon në sy. Kjo do të thotë se dukesh mirë, por jo vetëm; nuk po i jepni ndonjë arsye për të parë rrotull.

4. E mban telefonin në xhep. Bisedat në grupet e Whatsapp-it mund të jenë interesante dhe puna nuk e lë të qetë, por ai vendos të mos u kushtojë rëndësi sepse është me ty, pra nuk ka asgjë më interesante për t'u marrë.

5. Kafja juaj e shkurtër kthehet në një ditë të tërë bashkë. A ka ndonjë gjë që tregon më shumë interes se kjo?

6. Ai qesh si fëmijë gjatë gjithë mbrëmjes. Qesh me të madhe edhe me shakatë tuaja aspak inteligjente.

Burimi: "Elite Daily"

Artikuj të ngjashëm