Morena Taraku dhe Zaimina Vasjari kanë qenë mikesha prej kohësh. Këtë e kanë bërë të qartë edhe nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetet sociale. Mirëpo, duket se gjarat tashmë kanë ndryshuar mes dy showgirl-eve.
Sipas Lajmi.net, marrëdhënia e tyre është prishur dhe këtë e dëshmon edhe fakti që as Zaimina dhe as Morena, nuk kanë më foto me njëra-tjetrën në Instagram, ndryshe nga më parë.
Dyshime për këtë çështje ka ngritur edhe një postim i Morena Tarkaut në Insta Story, ku ajo shihet duke treguar gishin e mesit. Fotoja në fjalë është shoqëruar edhe me mbishkrimin “Miqtë e rremë si ti”. Ta ketë vërtet me Zaiminën?