Beauty > Lëkura

Ja përse duhet të filloni të përdorni vajin e arganit!

Hidratues fantastik që balancon prodhimin e yndyrës në lëkurë.

Natyra na ka bekuar me vajin e arganit, i cili është një nga produktet natyrale më të mirë për kujdesin e trupit. Kjo sepse në formulën e tij, ai përmban vitaminën E dhe disa lloje acidesh yndyrore, të cilat e ushqejnë lëkurën dhe flokët. Vaji i arganit është një hidratues fantastik, balancon prodhimin e yndyrës në lëkurë; kjo e bën perfekt për lëkurën e thatë, por edhe për lëkurën e yndyrshme. Në të njëjtën kohë, e mbron lëkurën nga kushtet e ashpra atmosferike.

Të gjesh produkte me vaj argani të pastër është e vështirë. Lexoni më poshtë për të mësuar se ku të gjeni produktet e duhura.

Firma Crabtree and Evelyn është e mirënjohur për cilësinë e produkteve të saj për trupin. Linja Pomegranade, Argan and Grapeseed është fantastike për hidratimin e thellë të lëkurës. Përvec cilësisë të formulës, këto produkte njihen edhe për aromën e ëmbël, e cila qëndron gjatë në lëkurë.

Kjo linjë është e kompletuar me shampo, krem trupi, krem duarsh dhe locione të ndryshme.

Po ashtu, ofron një pastrim delikat të lëkurës duke e hidratuar thellësisht.

Për kujdesin e flokëve, kompania GOSH sjell Argan Oil Treatment, një linjë e kompletuar me shampo, balsam, maskë dhe vaj për flokët. Kjo linjë është krijuar për të gjitha llojet e flokëve, duke u dhënë shkëlqim dhe fortësi.

FIlloni duke larë flokët me shampo dhe vazhdoni me maskën ose balsamin. Në fund aplikoni disa pika nga vaji për t’u dhënë jetë dhe shkëlqim flokëve.

Duke u përdorur në vazhdimësi, kjo linjë rigjeneron flokët e dëmtuar dhe i mban të shëndetshëm. Trajton problemet si thatësia e tepërt e flokut dhe elektrizimi në mot të lagësht.

Artikuj të ngjashëm

. .