Beauty > Vip Vanity

5 sekrete të pabesueshme bukurie nga sirenat e viteve ‘50

Ja truket të cilave u besonin bukurinë e tyre.

Nëse mendoni se tani e teprojnë me ndërhyrje për të qenë të bukura, duhet të lexoni se çfarë bënin yjet e viteve ’50-’60 për t’u dukur të përsosura. Janë disa hile që më mirë mos t’i provoni në shtëpi.

Për t’i bërë buzët të dukeshin më të mishta, Marilyn Monroe përdorte 5 ngjyra të ndryshme buzëkuqi. Cepat e buzëve i lyente me të kuqe më të errët, kurse në mes ngjyrë më të hapur.

Si i mbante qerpikët aq të gjatë Audrey Hepburn? Pasi i lyente me rimel, përdorte një gjilpërë që t’i ndante qerpikët nga njëri-tjetri.

Për të pastruar krejtësisht fytyrën nga pushi, Elizabeth Taylor e rruante me brisk.

Ja që konturimin nuk e shpiku as Kim-i, as Mario. Grace Kelly e kishte zakon të përdorte disa tone pudre për të theksuar formën e fytyrës; mollëzat i theksonte duke vënë një ton më të errët poshtë tyre.

Gloria Graham nuk ndihej mirë me buzën e sipërme, që i dukej tepër e hollë. Për ta bërë të dukej më e plotë, mbante pambuk në pjesën e sipërme mes buzës dhe dhëmbëve.

Artikuj të ngjashëm