Metropolitan > Kinema & TV

Komentuesi e pyet kur do të bëhet baba: Përgjigja e Erion Veliajt do t’ju shkrijë së qeshuri

 

Pak javë më parë, Erion Veliaj deklaroi se këtë vit, ai dëshiron të zgjerojë familjen e tij dhe të bëhet baba për herë të parë. Rreth kësaj çështjeje ka qenë edhe një nga pyetjet që i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili mbrëmjen e së shtunës ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në televizionin “Klan”.

I pyetur se kur do të bëhej baba sepse mbeti “duke marrë borxh kalamajtë e dynjasë për të bërë foto”, Veliaj u përgjigj: “Momentalisht jemi duke bërë prova.”

Në një tjetër pjesë të emisionit humoristik, kryetari i Bashkisë u shpreh se një fëmijë do ta bënte vërtet shumë të lumtur.

Artikuj të ngjashëm

. .