Moda > Fashion News

E dimë që jemi ende në janar, por ky trend rroba banjesh do të bëjë namin këtë vit

Vazhdon çmenduria e kadifes.

 

Kur Kylie Jenner postoi pak ditë më parë një foto e veshur me një palë bikini kadife, me siguri një pjesë e madhe prej jush kanë menduar: Iiiiiiii kadife për në plazh...

Por, duket se këto rroba banje nuk do të mbeten thjesht një trend Instagram-i. Madje, ato kanë potencial për të qenë bikinit më të kërkuara të këtij viti, duke qenë se edhe fashionista të tjera si Danielle Bernstein apo Leandra Medine i kanë testuar dhe duken thjesht të mrekullueshme.

Menduat se kadifes po i vinte fundi? Epo, ja që kaloi çdo pritshmëri.

Burimi: WhoWhatWear

Artikuj të ngjashëm