Dje ra dëborë në Tiranë dhe Ami publikoi pamje nga zona ku banon bashkë me Ermalin dhe djalin Joel.
Ndërsa shfaq në video shtëpitë, makinën dhe oborrin e veshur nga bardhësia e borës, Ami lë të duket në videon në Instagram zonën ku jetojnë, që është më e shtrenjta në kryeqytet.
Shtëpia e tyre gjendet në kompleksin Rolling Hills, e njohur si "lagjia VIP", ku jetojnë disa nga personalitetet e politikës dhe medias shqiptare. Shtëpitë në këtë zonë janë luksoze, me vlerë nga 250 mijë euro deri në më shumë se 400 mijë euro.
Ato rrethohen nga oborre të mëdha plot gjelbërim, siç duket edhe në pamjet e postuara nga Ami.
Banesat zënë hapësira nga 700 metra katrorë deri në vila me hapësirë nga 1500 metra katrorë. Fatos Nano, Arjan Çani, apo njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane, kanë shtëpitë e tyre në "Rolling Hills".