Anabel > Showbiz Albania

Fshirja e fotove të Dr. Florit: Reagon ashpër Landi

Miku i tij i ngushtë revoltohet ndaj spekulimeve.

Dje mediat shkruan shumë mbi fshirjen e fotove të Dr. Florit nga profili i gruas së tij, Blerinës, në Instagram. U spekulua se ky gjest nga ana e saj tregonte se ajo do të nisë një jetë të re, dy vjet pasi bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve u nda nga jeta.

Siç edhe ajo sqaroi publikisht me anë të një postimi në Instagram, në llogarinë e saj kishin hyrë disa hakera, të cilët fshinë fotot me bashkëshortin e ndjerë.

Sot reagoi ashpër edhe një prej miqve më të afërt të Dr. Florit, Landi. Ai nuk ndalet vetëm të shpjegojë se spekulimet ishin shpifje, por uron që "shtrembëruesit e së vërtetës" të mos ndëshkohen ashtu siç e meritojnë nga karma.

"E DASHUR KARMA!!! Lejo e bëj që abuzuesit e shtrembëruesit e së vërtetës, ose të lajmit, ose trilluesit, ose çdo person që nuk i mendon asnjëherë ato që thotë e shkruan, ose që i mendon e që gjithsesi vepron, të mos shijojë e/i vetëm/e tmerret, lemerinë, lebetitjen, agoninë, të keqen, ligësinë e shumfishtë që DO T’U SERVIRËSH HERËT OSE SHUMË HERËT NË KËTË JETË, POR EDHE NË TJETRËN. BABAGJYSHI I VITEVE TË ZINJ”, shkruan ai në Instagram.

Artikuj të ngjashëm