Horoscope > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin Janar 2017

Parashikimi i astrologes se njohur.

DASHI

Pas një dhjetori të nxituar, ju do ta vlerësoni shumë fillimin e ngadaltë që muaji janar do t’ju ofrojë. Ashtu sikur flokët e vogla e të bardha të dëborës që bien butë në sipërfaqen e tokës, apo rrezet e diellit që ndriçojnë në një plazh të qetë, duke bërë që sipërfaqja e ujit të shkëlqejë sikur është spërkatur më mijëra diamantë të vegjël, edhe ambienti që do t’ju rrethojë, do të jetë po kaq i bukur dhe qetësues, duke ju dhënë një ndjesi rigjenerimi dhe relaksimi të thellë. Ju do ta kaloni natyrshëm në Vitin e Ri, sa vështirë të vini re edhe se diçka ka ndryshuar– fillimi i një viti tjetër.

Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë edhe për një javë tjetër, por këtë herë, koha që ky planet i të menduarit, perceptimit dhe komunikimit do të jetë në gjumë, mund të rezultojë një lajm i mirë. Ju nuk do t’ju duhet të ktheheni në punë ose në rutinën e zakonshme, me furi të madhe. Fatmirësisht, askush nuk do t’ju kërkojë ta bëni këtë dhe ju do ta vendosni vetë ritmin tuaj.

Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 8 janar dhe kjo do të thotë që ju nuk duhet të shpenzoni lekët që keni mbledhur për pushime – prisni derisa Mërkuri të kthehet në gjendjen aktive, madje edhe atëherë, do të duhet të mendoheni mirë. Përsa kohë planeti i Mërkurit është jashtë qarkullimit, nuk është veprim i mençur që të bëni blerje, sidomos pajisje elektronike apo makinë. Gjithashtu, nuk është momenti më i mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të dhënë përgjigjen finale për një çështje të rëndësishme -prisni!! Mërkuri vertët do të kthehet në gjendjen aktive më 8 Janar, por fuqinë e vërtetë do ta marrë më 28 janar.

Marsi, sundimtari juaj, do të jetë i pozicionuar në shenjën e Peshqve reflektues dhe meditues; kështu që ky nuk është një muaj për të bërë plane të mëdha. Kaloni kohë duke përmirësuar planet tuaja dhe rishqyrtuar idetë që keni. Deri në muajin Mars, unë do të preferoja t’ju shihja duke ëndërruar për të ardhmen tuaj, sepse në qoftë se ju mund të shihni një të ardhme më të mirë për veten tuaj, ju mund ta jetoni atë. Imagjinojeni jetën tuaj si një film - me ju si protagonist. Çfarë do të bënte heroi/heroina jonë në lëvizjen e radhës?

Në javën e parë, kur Marsi dhe Neptuni do të jenë afër njëri tjetrit, tregohuni mendjehapur ndaj mënyrave të reja të të menduarit, por edhe ndaj koncepteve dhe mendimeve të të tjerëve. Është kohë e shkëlqyer për t'u përqëndruar në një projekt krijues, për t'i dhënë dorën e fundit, larg syve të të tjerëve. Hëna e Re që u shfaq në fund të dhjetorit (29 dhjetor) ishte e mbushur me vibracione të mira. Ju tani do ta shihni veten në një periudhë shpërblimesh të mëdha në karrierë, për të gjithë punën që keni bërë në fushën tuaj të ekspertizës, gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Shtëpia juaj do të jetë në fokusin tuaj në Hënën e Plotë të 12 janarit. Mos e ngarkoni shumë axhendën këtë periudhë - një çështje që lidhet me shtëpinë apo familjen do të kërkojë vëmendjen tuaj të menjëhershme dhe ky është vetëm fillimi. Për fat të mirë, Marsi, sundimtari juaj, do të jetë në pozicionin e duhur, duke ju lejuar që të zgjidhni çdo gjë që del papritur në skenë. Urani dhe Saturni do të punojnë së bashku, duke bërë të mundur që ju të gjeni një zgjidhje afatgjatë.

Miqtë do t’ju rrethojnë nga të gjitha anët, pasi Hëna e Re do të shfaqet në 27-28 Janar. Ju mund të merrni ftesë për të marrë pjesë në një festë apo aktivitet të rëndësishëm. Me Uranin, sundimtarin e Ujorit, në kënd të favorshëm me Saturnin, ju do të keni një shans të mirë për të bërë një mik të ri. Jini të hapur dhe miqësore me ata që do të takoni – do të shpërbleheni në të njëjtën mënyre.

Në fushën e romancës, të dashuruarit kozmikë, Marsi dhe Afërdita, po lëvizin afër njëri tjetrit, aq sa të sjellin një moment magjik në sektorin e takimeve. Do të ndieni kimi të madhe për dikë që sapo keni takuar – duke e bërë këtë njohje një fillim të mirë për një marrëdhënie të re. 

DEMI

Yjet vezullojnë për ju, i dashur Dem. Janari është një muaj shumë i mirë për ju dhe fatmirësisht, pas një muaji si dhjetori, të orientuar kryesisht drejt financave, do të keni tani shancin që të mendoni për udhëtimet, arsimin, ose punë që lidhen me fushën e medias.  Hëna e Re që u shfaq vetëm disa ditë para Vitit të Ri, më 29 Dhjetor, do të jetë ende duke ushtruar shumë energji mbi shenjat e zodiakut.

Me katër trupa qiellorë në shenjën e Bricjapit - Hëna e Re, Dielli , Neptuni dhe Afërdita - në shtëpinë tuaj nëntë, ju mund të bëni një udhëtim çlodhës, pas festave plot aksion. Në qoftë se ju keni mundësinë ta realizoni këtë udhëtim, ky do të ishtë një plan qiellor. Udhëtimi juaj me shumë gjasa mund të ndodhë tani dhe bëhet fjalë për një vend të largët, ku mund të qëndroni një javë ose pak më shumë. Planetet e mbledhur në shenjën e Bricjapit, sygjerojnë që ju të shkoni në një zonë malore, kështu që zgjidhni një vend me pyje të dendura dhe nëse është e mundur, të ketë edhe vende historike. 

Nëse  nuk do të udhëtoni, ju mund të jeni duke u përgatitur për semestrin e ardhshëm në universitet ose për të marrë diplomën. Gjatë kesaj periudhë do te jeni duke zgjedhur klasat / lëndet e reja dhe të takoheni me miqtë tuaj të shkollës. Nëse keni përfunduar punë me arsimimin, tabela juaj yjore gjithashtu vendos një theks të fortë në sektorin e të shkruarit  dhe të folurit. Ju mund të jeni duke punuar për një  raport apo dorëshkrim, nëse punoni në median e shkruar, por në qoftë se punoni në televizion ose radio, do merreni me një punë që do tëtransmetohet së shpejti. Çdo gjë duket se do të shkojë mirë për ju.

Në 12 Janar, Hëna e Plotë, do t’ju nxisë që të shkoni në një vend afër shtëpisë. Për fat të keq, me shfaqjen e kësaj Hënë të Plotë, do të rikthehet një diskutim i  vazhdueshëm midis Plutonit dhe Uranit. Edhe pse këto dy planete, janë duke ecur në udhën e vet, ata lëvizin ngadalë dhe janë akoma shumë afër njëri tjetrit. Kështu, diçka ose dikush do t’ ju tensionojë në këtë Hënë të Plotë. Duket se një figurë autoritare do të ushtrojë shumë presion mbi ju këtë periudhë.

E njëjta Hënë e Plotë e 12 Januarit në shenjën e Gaforres, mund të sjellë domosdoshmërinë e nënshkrimit të një kontrate.  Edhe pse Mërkuri, planeti i marrëveshjeve, është në prapavijë  prej 19 Dhjetorit, ai do të kthehet në qarkullim direkt më 8 Janar. Kjo Hënë e Plotë do të shfaqet në 12 Janar, shumëafërt me datën e rikthimit të Mërkurit në gjendjen aktive. Prandaj unë personalisht nuk do t’ju rekomandoja të nënshkruanit një kontratë në këtë moment – prisni akoma!!

Megjithatë, nuk është kjo arsyeja kryesore, për të shmangur nënshkrimin e marrëveshjes (edhe pse kjo është e rëndësishme). Është fakti se ju do të jeni nën presionin e planetit tëPlutonit dhe në të njëjtën kohë, Urani i paparashikueshëm do t’ju vendosë në mënyrë të papritur në një tension të madh. Ju këshilloj që ti thoni palës tjetër, që keni nevojë ta rishikoni kontratën dhe ta diskutoni në fillim atë avokatin tuaj ( kështu ju do të fitoni kohë). Sygjerimi im është që të nënshkruani menjëherë pas shfaqjes së  Hënës së Re, në 27- 28 Janar.

Afërdita, planeti i dashurisë do të vendoset në shënjën e Peshqve më 3 Janar, për të qëndruar aty deri në 3 Shkurt. Deri në javën e fundit të Janarit, Afërdita dhe Marsi, të dashuruarit kozmike, do të lëvizin afër njëri tjetrit, pa u takuar së bashku – por mjaftueshëm afër për të krijuar një atmosferë magjike romance. Afërdita është planeti që udhëheq shenjën tuaj dhe duke qenë se Marsi është afër Afërditës, shanset tuaja për të takuar dikë të veçantë janë të mëdha. Nëse jeni në një marrëdhënie , do të kujdeseni për partnerin tuaj të zemrës, duke planifikuar një ditë të veçantë për ju të dy - 20 Janari mund të jetë një natë pasionante për ju, merreni në konsideratë.

Karriera juaj është gati për të marrë një hov të madh pas shfaqjes së Hënës së Re në 27 Janar. Përpjekjet që do të bëni tani për tu rritur profesionalisht, do t’ju shpërblehen një ditë.  Nëse doni një pozicion të ri, kjo do të jetë koha e duhur për intervista pune apo për të paraqitur ide brilante tek shefat aktuale. Urani, sundimtari i shenjës sëUjorit, është planeti i gjenive të mendimit dhe shpikjeve, prandaj do të marrë vibrime të fuqishme dhe tëqëndrueshme nga Saturni, planeti i mësimeve të mëdha të jetës – kështu që të qënit eksperimentale dhe krijues do të nxisë një ndjenjë të fortë sigurie te ju.

Unë do të doja që ju të merrni iniciativa për plane të mëdha nëfund të muajit Janar ose në fillim të muajit Shkurt. Duke parë kartelën yjore, më 5 Mars, Afërdita do të shkojë në prapavijë deri më 15 Prill. Duke ditur këtë, ju nuk do të dëshironi të ndërmerrni ndonjë nismë të madhe, kur planeti që udhëheq shenjën tuaj, është në gjendje pasive. Unë gjithashtu mendoj se nuk është koha për të nisur një lidhje romantike, apo për të finalizuar një marrëdhënie nëfejesë apo martesë.

Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të ndjekim astrologjinë- për të planifikuar veprimet tona për sukses dhe lumturi maksimale.

BINJAKET

Fillimi i Janarit do të gjejë duke menduar për një person, i cili ka qenë i distancuar muajt e fundit. Ju keni Saturnin në shtëpinëe martesës, një sektor ky që gjithashtu udhëheq bashkëpunimet e biznesit dhe partneriteteve të tëgjitha llojeve. Javët e fundit kanë qenë një përvojë të mësuari për ju, ndërkohë që në Tetor, Nëntor dhe  Dhjetor ju mund t’ju jetë dashur që të vendosni sesa të përkushtuar mund te jeni ndaj një partneri të caktuar – të rregulloni ato gjëra që nuk shkojnë mirë në marrëdhënien tuaj apo të largoheni nga kjo lidhje përgjithmonë.  Shumë gjera varen sesi ka qenë marrëdhënia juaj këto dy vitet e fundit.

Në një moment, ju mund të keni ndjerë mungesën e bashkëpunimit që Saturni në shtëpinë e shtatë të kartelës suaj yjore, ka shkaktuar. Nëse ju mendoni se keni mbajtur në shpatullat tuaja, jo vetem peshën tuaj, por edhe atë të partnerit , keni të drejtë – Saturni kërkon që të mbani mëshumë peshë se ju takon. Por kjo është një ndjenjë e përkohshme. Mund të ndodhë që partneri juaj është në një pozicion të vështirë dhe ju duhet ta ndihmoni atë. Nëse bëhet fjalë për partneritet biznesi, ju mund te mos e dini shkallën e problemit.

Binjakët e lindur në Maj, duket se janë sfiduar më shumë në marrëdheniet dashurore ose ato të biznesit, në vitin 2015. Binjakët e lindur në fillim të muajit Qershorit ( 1- 13) kanë ndier më shumë presion dhe vështirësi gjatë vitit 2016.  Tani, Binjakët që kanëditëlindjen midis datave 14 – 20 Qershor, do ti ndiejnë këto ndjesi në mënyrë më të drejtëpërdrejtë.  Për fat të mirë, Saturni vjen çdo 29 vjet në secilën shenjë dhe qëndrimi i tij  zgjat tre vjet të plotë. Ju nuk do ta ndiheni efektin e plotë të Saturnit gjatë gjithë kohës, por vetëm kur Saturni lëviz nga një nivel në nivelin tjetër.

Hëna e Re që u shfaq në fund të Nëntorit, do t’ju ofrojë një mundësi për të filluar edhe njëherë nga fillimi, ndoshta për të ndrequr një marrëdhënie të qëndrueshme , e cila ka qenë disi e trazuar kohët e fundit, ose të hyni në një marrëdhënie të re. Kjo  marrëdhënie ishte ose është – ose me partnerin tuaj të një lidhjeje serioze ( bashkëshorti) ose partner biznesi apo bashkëpunëtor në një aktivitet të përbashkët. Këtë trend solli kjo Hënë e Re në Dhjetorin e kaluar. Tani që do të hyni në muajin Janar, do të mund të shihni shenja të përmirësimit të marrëdhënies ekzistuese ose të keni filluar një marrëdhënie krejt të re.

Hëna e Re në fund të Dhjetorit, e cila u shfaq në datë 29, në shenjën e Bricjapit, do të ndriçojë financat tuaja edhe gjatë muajit Janar. Ju dukeni shumë i fokusuar në çështjet e financës dhe ndoshta po mendoni të merrni një kontabilist këtë muaj, për ti mbyllur këto çështje. Sigurohuni që mos të bëni asnjë gabim - Mërkuri është në prapavijë në shtëpinë tuaj të  financave që prej 19 Dhjetorit dhe do të kthehet në gjëndjen aktive në 8 Janar. Do ishte më mirë që gjithë dokumentacionin financiar t’ia dorëzoni kontabilistit tuaj, pasi Mërkuri të jetë kthyer në qarkullim. Nëse jeni duke pritur të merrni një shpërblim , i cili ju është premtuar, ju ka të ngjarë që ta shihni këtë të ndodhë , pas datës 8 Janar.

Nuk do të jetë veprim i mençur që të shpenzoni të ardhurat që keni mbledhur për festat e fundvitit, për të blerë pajisje të reja elektronike, makinë , të paktën derisa planeti i Mërkurit të kthehet në gjëndje aktive. Mërkuri udhëheq shenjën e Binjakëve,  kështu që ju shpesh i ndjeni efektet e Mërkurit në prapavijë , më drejtpërdrejtë se shumica e shenjave.

Nëse ju jeni në mes të një divorci, ju tani mund të gjeni një mënyrë për të ndarë në mënyrë të drejtë pasurinë e përbashkët martesore këtë muaj, veçanërisht në qoftë se do të merreni me këtë në fillim të Janarit. Bëni bisedime të hapura, por sigurohuni që të mos ligështoheni.

Në Hënën e Plotë të 12 Janarit, në shenjën e Gaforres, do të lindi nevoja për tu marrë më shumë me administrimin e parave. Fillimi i muajit përqëndrohet në çështjet e kredive, kapitaleve financiare, trashëgimitë, huatë, çështjet gjyqësore dhe të tjera. Me këtë Hënë të Plotë, ka shumë të ngjarë që ju të keni në mendjen tuaj pagën, shpërblime apo shpenzimet. Faturat do të dërgohen dhe ju do të likujdoheni. Gjithashtu, kjo Hënë e Plotë, do të ndriçojë edhe shtëpinë tuaj të dytë, e cila udhëheq pasurinë dhe blerjet. Nëse ju jeni gati për të ndryshuar punë, ose në qoftë se jeni i vetë-punësuar dhe po negocioni me një klient, ka të ngjarë që ti përfundoni diskutimet dhe të bini dakort për një çmim të kënaqshëm për të dyja palët.

Deri në fund të muajit, ju do të ktheheni në elementin tuaj - ajrin. Hëna e Re e 27-28 Janarit do të shfaqet në shenjën e Ujorit, një shenjë ajri si juaja, kështu që bota përsëri do të bëhet një vend i sigurt dhe i lumtur për ju. Hënat e Reja hapin dyer të reja dhe kjo e fundit të Janarit do t’ju çojë drejt fushës së medias, publikimeve, transmetimeve apo auditoreve. Ose, ju mund të udhëtoni në një destinacion të largët, ndoshta këtë muaj, por ka gjasa edhe në muajin Shkurt. Këto dy alternativa mund të jenë të edhe tëlidhura së bashku –kështu ju mund të udhëtoni për të dhënë një fjalim, për të qenë pjesë e një paneli vlerësues, ose për të marrënjë çmim që keni fituar në njëkonkurs. Në fund të muajit do të jeni duke buzëqeshur i dashur Binjak, sepse do të keni bërë gjërat që dini të bëni më mirë dhe do të jeni vlerësuar për aftësitë tuaja, gjykimin e mirë dhe stilin e udhëheqjes.

GAFORRJA

Është koha që të jeni në të njëjtën linjë me partnerin tuaj. Nëse keni patur njëçështje për të cilën keni menduar se nuk është zgjidhur mjaftueshëm, do të keni tani kohën e duhur që ta rishikoni dhe të gjeni mënyrën për ta zgjidhur atë. Pushimet mbaruan dhe ditë të qeta priten të vinë.Mërkuri do të jetë në prapavijë deri më 8 Janar, një fenomen ky i ardhur që prej muajit të kaluar, kur planeti i Mërkurit kaloi në gjendje pasive në 19 Dhjetor. Edhe pse Mërkuri në prapavijë mund të shkaktojë tension në disa aspekte të jetës, ky moment mund të jetë ipërkryer për t’iu rikthyer edhe njëherë diskutimeve të mëparshme, duke të krijuar mundësinë që të rregulloni diçka dhe në fund të bini dakort për linjën e veprimit që do të ndiqni. Nëse mendoni se kjo nuk është situata juaj, sepse ju bini dakort me njëri tjetrin për gjithçka, atëherë përdoreni këtë kohë reflektimi për të folur me njëri tjetrin për shpresat dhe ëndrrat që keni për këtë Vit të Ri që sapo erdhi.

Duket se keni një dëshirë shumë të madhe për të udhëtuar në distancë të largët në këto momente, duke qenë se Marsi është në shenjën e Peshqve, kështu që zgjidhni një vend që do t’ju sjellë emocion dhe frymëzim – idealja do ishte një vend pranë ujit apo dëborës, ku ju mund të ushtroni sporte fizike, ose të dëgjoni koncert dhe shikoni balet. Ju dukeni të etur për të përjetuar përvoja kulturore, ndaj ky udhëtim do të jetë një mundësi e mirë ta realizoni këtë nevojë dhe dëshirë të zjarrtë.  Duke qenë larg, ju mund të harroni shqetësimet e përditshme dhe të relaksoheni plotësisht.

Shkoni në udhëtimin që dëshironi para datës 28 Janar,  kur planeti i Marsit do të largohet nga shenja e Peshqve dhe do të hyjë në shenjën e Dashit. Afërdita do të hyjë në shenjën e Peshqve në3 Janar dhe do të qëndrojë aty deri në 3 Shkurt.  Më planetin e Afërditës dhe Marsit në shenjën e Peshqve, padyshim qëështë koha e duhur për të marrë bileta avioniose  anije turistike,pasi  romanca do të jetë në ajër, si një parfum i lehtë pranveror.

Afërdita dhe Marsi janë planete qiellor të dashuruar me njëri tjetrin dhe shpesh herë, janë larg njëri tjetrit për shkak të detyrave kozmike që universi u ngarkon. Por tani, ata do të jenë shumë afër me njëri tjetrin, aspekt ky i rëndësishëm. Edhe pse nuk është teknikisht një lidhje, Afërdita dhe Marsi do të jetë mjaftueshëm,  për të thurrur një atmosferë magjike e romance , nëmes të muajit.

Ky muaj do të ketë një moment të vështirë, i cili do tëndodhë gjatë Hënës së Plotë në shenjën e Gaforres, në 12Janar. Kjo Hënë e Plotë mund t’ju bëjë të ndjeshëm ndaj lajmeve që do të dëgjoni ne lidhje me një marrëdhënie të ngushtë dashurore apo biznesi. Nga ana tjetër, mund të jenë disa ngjarje të papritura në karrierën tuaj, që do t’jumërzitin. Urani do të jetë i çuditshëm, duke bërë që tensioni të shpërthejë lehtësisht nga çasti nëçast.  Për fat të mirë, Marsi do të jetë në pozicionin e duhur për t’ju ndihmuar që të mbroni reputacionin tuaj dhe t'ju japë ndihmën e duhur, nëpërmjet një personi me ndikim, i cili ndodhet jashtë vendit ose diku me influencë. Ju mund ta mbani shënim këtë ditë, nëse jeni nga ata që mbani axhendë.

Menaxhimi i parave do të ketë përparësi, me shfaqjen e Hënës së Re në fund të muajit Janar ( rreth datave 27-28), duke bërë që java që pason të jetë e përsosur për të paguar faturat, për tu marrë me politikat e sigurimit dhe me përmirësimin e portofolit tuaj të aksioneve. Kjo Hënë e Re do t’ju sigurojë dy javë të mira , për tu marrë eskluzivisht me dokumentacionin financiar , për t’ia dorëzuar kontabilistit tuaj, i cili do të merret me çështjet tuaja financiare.

Afërdita në shenjën e Peshqve do ta bëjë këtë periudhë, një kohë ideale për të bërë blerje të reja rrobash dhe artikuj kozmetike, por edhe për t’i kërkuarparukieres tuaj një model të ri për flokët. Një pamje të re, për fillimin e Vitit tëRi , me plot shkëlqim, do t'ju japë besimin ( qofshi edhe beqare) se jeni gati që të takoni një person tëveçantë, i cili do ta ndryshojëtërësisht jetën tuaj, sa hap e mbyll sytë.

LUANI

Në rast se jeni duke menduar që do ta filloni punën me qetësi, pasi të përfundoni pushimet, më duhet t’ju them që kjo nuk ka për të ndodhur. Hëna e Re, që u shfaq në 29 Dhjetor, është duke ushtruar akoma ndikim të fortë, përgjatëgjysmën së parë të Janarit, që do të thotë se detyra të reja ka për të sjellë për ty. Gjithashtu duket se të gjithë në departamentin ku punoni, i kanë varur shpresat tek ju, prandaj nuk duhet as ta mendoni që do ta merrni shtruar rikthimin në punë, këtë Vit të Ri.

Fokusi mbi financat do të marrë një vëmendje të madhe në muajin Janar. Planetet në shenjën e Bricjapit janë duke ju bërë thirrje që të sistemoni buxhetet, qoftë në punë, qoftë në shtëpi.  Filloni duke përgatitur dosjen me faturat dhe dokumentat e tjerë financiarë , për tia paraqitur ekspertit të financës. Përveç kësaj, Marsi dhe Neptuni janë duke lëvizur në orbitën e  shtëpisë suaj të tetë, e cila udhëheq financat e përbashkëta, pasuritë, trashëgimitë, kreditë, çështjeve gjyqësore, ndaj ju mund të keni nevojëqë ti jepni fund një misteri financiar që ju mundpn kohët e fundit. Vazhdoni “ gërmoni” !

Hëna e Plotë e 12 Janarit, do të shfaqet në shenjën e Gaforres dhe do të jetë në pozicion të mirë me Marsin dhe Neptunin, kështu që me shumë gjasa ju do ti finalizoni kërkimet tuaja për çështjet e financës. Megjithatë, kjo Hënë e Plotë do të ushtrojë një tension të madh , për pothuajse të gjitha shenjat e zodiakut dhe do ta bëjë këtë në mënyra të ndryshme. Duke qenë se Urani, planeti i suprizave dhe te papriturave, do të sfidojë Hënën pikërisht në sektorin e udhëtimeve në distancë të largët, nuk do t’ju këshilloja të ndërmerrnit një udhetim të tillë, në 12 Janar dhe pesë ditët që pasojnë këtë datë.

Nëse ju punoni me njerëz në një sektor me lidhje ndërkombëtare, një projekt mund të marrë një kthesë të papritur, që mund t’ju habisë.  Paratë që do t’ju japin si pagesë kanë për të qenë bujare, ndaj mundohuni të bëni gjithçka duhet nëpërputhje me kërkesat e shefit tuaj apo klientit.

Në Hënën e Re të datës 27-28 janar,  do të mendoni në lidhje me hapin e ardhshëm në një marrëdhënie. Nëse ju jeni në këtë lidhje prej një kohe të gjatë, duket se martesa do të jetë në prespektivë. Nëse jeni ne fillimet e takimeve tuaja, ju mund te jeni gati ti premtoni njëri tjetrit vazhdimësinë e marrëdhënies dhe dëshirën për të qenë së bashku. Nëse je i martuar, kjo do të jetë një kohë e shkëlqyer për të planifikuar qëllime të reja emocionuese për ti përmbushur  së bashku.

Nëse nuk keni njëpartner në aspektin e dashurisë, por zotëroni një biznes ku vazhdimisht punësoni njerëz të rinj, ka gjasa që mund të ndërtoni një bashkëpunim të ri dhe të rëndësishëm. Ky do të jetë momenti për të angazhuar një person të veçantë, si një bashkëpunëtor, i cili ka aftësitë që ju nevojiten për të shkuar përpara. Ky person mund të jetë një partner formal biznes, avokat i specializuar, kontabilist, menaxher, agjent, publicist, ose person i kualifikuar për atë që ju keni nevojë tani.

Në fushën e dashurisë, siç e shihni, Luanët që janë në një marrëdhenie seriozë, duket se janë të favorizuar, por Luanët beqarë duhet të jenë të durueshëm dhe të mos i humbin shpresat.  Muajin e ardhshëm, Dita e Shën Valentinit duket se do të jetë e  ndritshme për ju.

Hëna e Re e 28 Janarit do të jetë në shenjën e Ujorit, shenjë kjo që udheheq sektorin e astrologjisë,  kështu që ju mund të dëshironi të merrni leksione ose të bëni njëkurs, për të kuptuar më mirë se si funksionon ky subjekt i lashtë i njerëzimit. Ose ju mund të anëtarësoheni në grupe me fokus astrologjinë dhe të merrni pjesë në seminare të ndryshme, për të shijuar të gjitha ato që do të mësoni për shkencën e planeteve. Këto aktivitete janë shumë të mira për të realizuar njohje të reja, nëse jeni beqarë, ndaj mendojeni mirë këtë mundësi!

VIRGJERESHA

Si një person i lindur në shenjën e  Virgjëreshës, ju jeni kaq i zellshëm për ti realizuar projektet e marra përsipër, sa shpesh herë është shumë e vështirë për ju, që të shplodheni, edhe gjatëfestave. Ndërsa të gjithë ishin duke festuar muajin e kaluar, ju ishit ende shumë të shqetësuar me detajet e festës dhe detyrat që duhej të përfundonit, që të mund ta shijonit plotësisht festën e fund vitit. Kjo situatë vazhdoi deri kur Mërkuri, sundimtari juaj, shkoi në prapavijë në 19 Dhjetor, duke ngadalësuar ritmin tuaj. Tani, ndërsa hyni në muajin Janar, ju do të filloni të bëheni pjesë e skenës sociale dhe do të doni të keni kohë për tu argëtuar.

Hëna e Re që u shfaq në 29 Dhjetor, aktivizoi ndjenjën e romantizmit, pasi sëbashku me të ishte edhe Dielli, Mërkuri dhe Plutoni, të gjitha këto planet në shenjën e Bricjapit, në shtëpinë e pestë , që udhëheq dashurinë e vërtetë.  Kjo prirje do të jetë e fortë gjatë gjithë muajit, por në mënyrë të veçantë, në dhjetë ditët e para. Ky sektor sundon edhe kenaqësinë e të qëndruarit me fëmijët, lajmin e mirë rreth shtatzënisë dhe shprehjen e kreativitetit.

Bricjapi kombinohet në mënyrë të përkryer me shenjën tuaj të Virgjëreshes dhe kjo zonë ka ende energji të fuqishme për ju. Nëse e keni mundësinë, shijojeni këtë ritëm të ngadaltë që Janari do t’ju ofrojë.

Nëse ju ende jeni të brengosur për dikë që e dashuronit , por e humbët pasi u ndatë, Mërkuri në prapavijë do t’ju japë mundësinë për të kontaktuar sërish me të. Organizo një darkë dhe shiko sesi ndiheni – a është akoma shkëndija e vjetër aty? Nëse po, shkëlqyeshëm! Nëse jo, të paktën ju do të jeni gati ta mbyllni përfundimisht këtë marrëdhënie.

Nëse jeni në  një marrëdhënie apo edhe beqarë, ndoshta do t’ju ndihmojë të dini se shtëpia juaj e shtatë, shkëlqen nga vibrimet e Marsit dhe Neptunit, duke treguar se ju mund të planifikoni një martesë së shpejti. Nëse jeni në një lidhje serioze, duket se do të jeni shumë e fokusuar tek partnerijuaj, i cili gjithashtu do t'ju frymëzojë në mënyra që ju nuk i keni parë për një kohë të gjatë.

Të punoni në një projekt krijues me një bashkëpunëtor gjatë këtij muaji, do të ishte një ide e shkëlqyer, sidomos nëse partneri është një person që e doni, apo dikush që do të bashkojë forcat me ju në këtë projekt. 

Miqtë tuaj mund të dëshirojnë që të merrni pjesë në një ngjarje që do të rezultojë e kushtueshme dhe ju do ta mësoni këtë në 12 Janar, kur do të shfaqet Hëna e Plotë. Urani do të dërgojë një rreze verbuese në shtëpinë tuaj të tetë të kartave të kreditit, taksave, kredive dhe fonde të tjera, duke sugjeruar që ju mund ta keni pranuar tashmë ftesën dhe të përballeni me një faturë shumë të lartë shpenzimesh.  Ose, mund të ndodhë që kontabilisti juaj t’ju tregojëse në vend që të merrni para,  do t’ju duhet të paguani taksa apo fatura si dhe t’ju këshillojë që të kufizoni një nga dëshirat që keni patur, siç mund të jetë blerja e një objekti të shtrenjtë, udhëtimet e largëta,  apo pjesëmarrja në dasmën e një shoku.

Në fakt, në 12 Janar do të ketë një lajm financiar i cili do t’ju trondisë dhe do të kërkojë ndërhyrje nga ju. Një partner, i ndikuar nga pozicioni i planetit tëMarsit, mund t’ju ofrojë ndihmën e tij, por duket se hezitoni ta pranoni, ndoshta për shkak se mendoni se ka shumë vështirësi për tu ndrequr, ose ju mund të ndiheni sikur nuk keni si ta shpërbleni atë për gjestin e tij.

Në fushën e dashurisë dhe romancës, lëvizja e Marsit dhe Afërditës afër njëri tjetrit, rreth e qark shenjës së Peshqve, gjatë gjithë muajit, por në veçanti afër datës 12 Janar,do të krijojë një atmosferë magjike për ty dhe dashurinë e jetës suaj. Kjo është një kohë periudhë me plot ndjenja dashurie, kështu që filloni tëndani idetë tuaja për ëndrrat e ardhshme që do të ndërtoni së bashku.

PESHORJA

Shtëpia juaj ose të tjera prona që zotëroni, do të jenë në vëmendjen tuaj, në sajë të Hënës së Rë që u shfaq në 29 Dhjetor , në shenjën e Bricjapit. Me përfundimin e pushimeve, ju do të përqëndroheni plotësisht në ambientin ku jetoni, falë dëshirës që keni për ta bërë atë sa më elegante dhe tërheqëse.

Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë që prej muajit të kaluar, kur ky planet doli jashtë qarkullimit në 19 Dhjetor, kështu që nëse ju dëshironi të blini objekte të reja kompjuterike, ose  një televizor me ekran të sheshtë apo frigorifer të ri, është më mirë të prisni deri sa Mërkuri të kthehet në gjëndjen aktive, pikërisht në 8 Janar. Siç dihet, planeti i Mërkurit, sundon pjesët e lëvizshme në të gjitha makineritë (edhe automjetet),  kështu që ju duhet të mos bëni blerje elektronike dhe objekte dixhitale. Nëse ju nuk prisni dhe bleni ndërsa Mërkuri është në prapavijë, ju rrezikoni të mos jeni të kënaqur me blerjen tuaj. Gjithashtu, do të ishte veprim i mençur për të mos blerë as mobilje të shtrenjta apo dyshekë për krevatin tuaj, për arsyen e thjeshtë se janë objekte shumë të mëdha, të cilat do jetë vështirë t’i kthesh mbrapsht, nëse diçka shkon keq.

Nëse ju, ashtu si unë, keni nevojë për një kompjuter për shkak se ai që keni, nuk punon mirë, mund të vazhdoni ta bleni një, sepse tashmë ju e keni provuar ndikimin negativ të Mërkurit. Nëse jeni duke bërë një rinovim në shtëpi, personi që keni punësuar, mund t’ju vë në dijeni për një problem që zbuloi, para se të vazhdojë më tej me proçesin e rinovimit.

Në vendin e punës suaj, shumë aktivitete do të vazhdojnë në mënyrë intensive dhe do t’ju duhet të jeni vigjilentë, për të siguruar mbarëvajtjen e një projekti, që është duke ecur në drejtimin e duhur. Shikoni me kujdes punën e vartësve tuaj për gabime të mundshme – gabime drejtshkrimore dhe supozime të gabuara. Nga njëra anë, detyrat do të jenë krijuese,  duke lejuar shumë hapësirë për kreativitet, por nga ana tjetër, jo të gjithë do të jenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë.

Gjithashtu, ju duhet t’i rrini mbi kokë njërëzve që punojnë për ju në shtëpinë tuaj. Ka shumë gjasa se  një projekt që lidhet me shtëpinë, mund të kalojë në drejtimin e gabuar, ndërsa ju jeni duke  shpresuar për ta përfunduar atë në Hënën e Plotë, më12 Janar. Gjërat përfundojnë në një Hënë të Plotë, kështu që kjo datëmund të shënojë mbylljen e afatit. Nëse keni menduar që të vini në zbatim një ide apo biznes të ri, ky mund të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë. Megjithatë, në qoftë se ju keni një partner biznesi apo bashkëpunëtor të ngushtë, të jeni i përgatitur se mund të ndodhë që të tensionoheni me njëri tjetrin dhe të mërziteni për këtë situatë të pakëndshme.

Ka të ngjarë që ju të zbuloni se partneri juaj në dashuri ose në biznes, vepron në mënyrë të papërshtatshme, në këtë Hënë të Plotë të 12 Janarit, plus ose minus katër ditë nga kjo datë, i ndikuar nga sjellja e pandershme e planetit tëUranit - lajme këto që ju kurrë nuk do t’i prisnit. Edhe pse duket sikur vëmendja juaj do të drejtohet në fushën e karrierës dhe tek bashkëpunëtori juaj në biznes, mund të ndodhë që të jetë bashkëshorti/ja  juaj, ai që do t’ju shqetësojë, kështu që duhet të jeni të vëmendshmë gjatë gjithë kohës. Nëse ditëlindja juaj bie 12 Tetor, ose brenda katër ditëve nga kjo datë, ju do të ndieni fuqishëm efektet dhe luhatjet e Uranit, kështu që mbajeni axhendën fleksibël.

Pjesa juaj e preferuar e muajit do të jetë në fund të Janarit. Hëna e Re në shenjën e Ujorit, e cila do të shfaqet në 27 Janar, do të jetë si një kohë e bukur me diell për ju. Ujori është shenjë e ajrit siç jeni edhe ju, kështu që padyshim kjo Hënë e Re do të jetë tepër e mirë për ty.  Pikërisht atëherë kur keni menduar se  marrëdhënia juaj nuk është duke shkuar mirë, ose nëse jeni beqar dhe menduat se nuk do takoni ndonjë person interesant - kjo Hënë e Re e mbushur me gëzimdo të vijë për të ndryshuar dhe për të përmirësuar jetën tuaj të dashurisë, sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni vetëm dhe nuk dilni me dikë, ju shumë shpejt do ta shihni veten në një takim rastësor me një person intrigues, që duhet thjesht i përkryer për ju. Nëse jeni në një marrëdhenie serioze, kjo Hënë e Re do të përgatisë terrenin për javë të këndshme nëçift, duke vazhduar deri në muajin Shkurt dhe do tëarrijë kulmin në ditën e paharrueshme tëShën Valentinit. (Bëhuni gati! Këtë vit, Dita e Shën Valentinit do të jetë po aq e ëmbël sa çokollata juaj e preferuar!)

AKREPI

Pas periudhës festive të fundvitit, ju mund të keni nevojë për një pushim të vogël. Festimet mund të kenë kërkuar njëpërpjekje të fuqishme organizimi, por me përfundimin e tyre,  ju tani jeni të lirë që të bëni atë që dëshironi. Me planetet e grumbulluara në shenjën e Bricjapit, njëshenjë e tokës që kombinohet bukur edhe me shenjën tuaj, ju mund të vendosni që të merrni makinën një fundjavë dhe të niseni drejt një vendi malor të mbuluar me borë. Ose, ju mund të jetoni pranë një vendi me diell, me male dhe me një plazh të bukur- çfarë mund të jetë më mirë se kaq? Ju nuk do të keni mundësi të shkoni diku larg apo të qëndroni për një kohë të gjatë, por pak ajër i freskët dhe kohë e mirë, do ta bëjë botën mëtë mirë për ju, në fillim të Janarit.

Mërkuri ka kaluar në prapavijë që prej muajit të kaluar, pikërisht në 19 Dhjetor dhe do të vazhdojë të jetë jashtë fazës së qarkullimit, deri në  Janar. Me kaq shumë aktivitet në shtëpinë tuaj të tretë të udhëtimit dhe komunikimit, ju mund t’ju kërkohet që të nënshkruani dokumenta të rëndësishme, por mundohuni ta shtyni nënshkrimin e tyre derisa Mërkuri te kthehet në gjendjen aktive, në 8 Janar. Marrëveshjet që nënshkruhen kur Mërkuri është në prapavijë, shpeshherë rishikohen dhe përsëriten më vonë. Planeti i Mërkurit udhëheq tregtinë, duke përfshirë të gjitha blerjet dhe shitjet, por edhe pronat dhe zotërime të ndryshme, prandaj do të ishte mirë të prisni për të bërë blerje të mëdha, veçanërisht ato që përfshijnë elektronike, një makinë, ose shtëpi dhe apartament.

Ju mund të udhëtoni për arsye punë në afërsi të Hënës së Plotë, në 12 Janar, por kjo do të rezultojëfrustruese. Nëse ju mund ta shtyni për më vonënjë udhëtim të largët, bëjeni, por në qoftë se duhet të shkoni patjetër, përgatituni për problemet që mund të dalin me detajet e një projekti ose me formulimin e një dokumenti ligjor që me shumë gjasa do të duhet të ndryshojë. Çdo shenjë do ta ndiejë sfidën që kjo Hënë e Plotë do të sjellë, në pjesë të ndryshme të jetës –për ju duket se sfidat do tëpërqendrohen në punë, tek bashkëpunëtorët, vartësit, projektet, ose nënshkrimi i marrëveshjeve.

Nëse keni nevojë për të ndryshuar shtëpi, ju do ta gjeni ambientin e duhur në fund të Janarit, ose në qoftë se ju tashmë e keni gjetur shtëpinë tuaj të re, do të zhvendoseni aty pikërisht në fund të muajit. Një tjetër mundësi ështënëse jeni duke rinovuar shtëpinë – ju do të shihni se projekti juaj do të shkojëdrejt finalizimitpa vonesa dhe fondet që ju duhen për ta përfunduar atë , do të jenë aty për ju. Kjo do të jetë e vetmja Hënë e Re e vitit që do të ndriçojë sektorin tuaj të shtëpisë, kështu që kjo Hënë e Re e 27-28 Janarit, do të vendosë në rendin e ditës të gjitha planet që lidhen me shtëpinë – prisni rezultate maksimale në këtë fushë. Nëse fokusi juaj nuk është banesa juaj, ateherë ju do jeni duke menduar për një nga pjesëtarët e familjes, të cilin do ta ndihmoni realisht.

Gjatë gjithë muajit, dashuria dhe romanca do të jenënë ajër. Planeti i veprimit, Marsi, do të ndriçojështëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë, por duke kombinuar energjitë edhe me planetin e Neptunit, në datat 1- 2 Janar, ndoshta ka për t’ju lënë pafrymë. Nëse jeni vetëm dhe po shpresoni për një takim fatlum, ju do të keni një të tillë në fillim të Janarit.  Me emocionet që ju bëjnë të fluturoni, përpiquni të mbani këmbët në tokë dhe mos të gëzoni para kohe. Nëseështë e shkruar që ai/ajo është personi i duhur për ju, lejini gjërat të ecin ngadalë dhe shijoni momentet e fillimit sëbashku. Duket se çdo gjë do shkojë mirë e më mirë – ky mund të jetë partneri që keni shpresuar shumë gjatë për ta gjetur. A jeni në një marrëdhënie?  Jepini njëri-tjetrit si dhuratë vëmendjen tuaj të plotë dhe nëse është e mundur, në një nga ditët e muajit, shkëputuni nga rutina dheshkoni diku larg për tu argëtuar me njëri tjetrin. Duke ju gëzuar  fëmijëve, aktiviteteve artistike, apo përpjekjeve tuaja krijuese ( të cilat janë me shumicë), do ta bëni këtë muaj shumëargëtues për ju.

SHIGJETARI

Ju mund të jeni duke pritur disa pagesa të papërfunduara , të paktën prej fillimit të Dhjetorit,  por këto pagesa do të derdhen në llogarinë tuaj bankare, pasi planeti i Mërkurit të kthehet në gjendjen aktive dhe të hyjë në qarkullim, në 8 Janar. Ju keni katër planetë energjikë në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave të fituara, kështu që ju keni një mundësi të përkryer për të analizuar të ardhurat dhe shpenzimet, për të përgatitur faturat për kontabilistin tuaj dhe për tu marrë me taksat e tatimet, por edhe për tëgjetur mënyra të reja për të sjellë më shumë para në portofolin tuaj financiar. Ju nuk do të keni nevojë për dikë që t’ju përfaqësojë -  ju mund të gjeni një pozicion të ri apo të hapni një biznes i vetëm, pasi tëgjitha planetet tuaja janë në anën lindore të kartelës suaj yjore, duke treguar përmbushje të qëllimeve.

Të tjera ngjarje financiare do tëvijnë në vëmendjen tuaj, duke arritur kulmin e tyre në 12 Janar, kur do të shfaqet Hëna e Plotë në shenjën e Gaforres. Një projekt krijues duket se ka arritur në fazën përfundimtare, por Urani, planeti i lajmeve të papritura, do të sjellë një ngjarje që do të shkaktojëluhatje. Ju mund t’ju duhet të ndërprisni para kohe një projekt, gjë që do preferonit mos ta bënit, por buxheti do ta bëjë këtë të nevojshme. Megjithatë, jo të gjitha lajmet gjatë kësaj Hëne të Plotë do të trondisin - Urani dhe Saturni do të punojnë së bashku për të sjellë një ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë tek të gjitha çështjet qëje duke punuar për ti realizuar. Një alternativë tjetër është të paguani një shumë të caktuar nëemër të një fëmije, por edhe pse ky moment i muajit mund t’ju shqetësojë disi, këto janë para të shpenzuara mirë, sepse kështu thotë Saturni.

Shtëpia juaj është në fokusin e mendimeve të tua dhe duket se disa nga bisedimet financiare kanë lidhje po me këtë sektor. Ju do të jeni mjaftueshëm i kujdesshëm që të siguroni shtëpinë tuaj nga dëmet e mundshme të shkaktuara nga uji, sidomos gjatë ditëve të para të Janarit. Marsi do të bashkohet me Neptunin dhe duke qenë se planeti i Marsit udhëheq aksionin, kurse Neptuni sundon ujerat, gjëja e fundit që ju duhet është të shihni sesi Neptuni shkakton përmbytje nështëpinë tuaj. Unë jam duke bërë një njoftim shumë të shkurtër këtu, por ju do të jeni aq i mençur sa të parashikoni të gjitha mundësitë, kur bëhet fjala për ujin dhe dëmet që shkakton ai.

Për t'u marrë me këtë problem të mundshëm me ujin, merreni në konsideratë të siguroni pronën tuaj për të gjitha dëmet që mund të ndodhin. Gjithashtu mos i lëni gjërat e çmuara , si dokumenta të rëndësishme dhe fotografi që janë të pazëvendësueshme,  në bodrumin apo katet e poshtme të shtëpisë tuaj , por as mos i ruani në shtëpine e pushimeve që mund të keni afër detit apo liqenit. Në fakt, do të ishte shumë mirë që të filloni ti mbani disa nga gjërat tuaja më të çmuara dhe dokumentata, në një kasafortë parash të sigurt, të papërshkrueshme nga uji apo fatkeqësi te tjera natyrore. Për shkak të lëvizjes së ngadaltë të Neptunit, ky planet do të mbetet në sektorin tuaj të shtëpisë deri në Janar të vitit 2026, pra nëntë vjet qënga ky moment. Kjo është arsyeja pse ju këshilloj që të merrni masa serioze për të siguruar tani gjërat që keni me vlerë.

Të paturit e Neptunit dhe Marsit në sektorin tuaj në shtëpisë, do të ketë edhe anë pozitive gjithashtu. Neptuni është një planet i imagjinatës, kreativitetit dhe poezisë, kurse Marsi ka të bëjë me aksionin dhe veprimtarinë. Nëse jeni duke punuar në një projekt që lidhet me rinovimin e shtëpisë, ju do të keni gjithë mbështetjen e universit. Zgjedhjet tuaja do të jenë me stil dhe të këndshme dhe ju do t’i gëzoheni atyre për vite me rradhë.Përveç kësaj, Afërdita do të hyjë në sektorin tuaj të shtëpisë, nga data 3 Janar deri në 3 Shkurt. E gjithë kjo tregon se ju keni një mundësi tëpërkryer për të punuar në një projekt dekorimi, gjithashtu. Të gjitha ato që ju po bëni tani për shtëpinë tuaj, do të jenë përgatitje për ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në shtëpi,  për shkak të eklipsit diellor në muajin e ardhshëm, pikërisht në 26 Shkurt.

Nëse keni qenë duke menduar për të organizuar një festë, bëjeni atë në javën e fundit të Janarit, para datës 27 Janar, kur Marsi do të largohet nga shenja e Peshqve.  Në javën e fundit të muajit, dy të dashuruarit kozmike, Afërdita dhe Marsi, do të jene shumë afër njëri tjetrit. Afërdita dhe Marsi duan të jenë së bashku dhe shpesh herëjanë dërguar në drejtime të ndryshme. Merrni avantazhet maksimale të këtij momenti magjik qe do krijohet javën e fundit të muajit, falë vendosjen se këtyre dy planeteve në sektorin e shtëpisë - duke sjellë bukurinë, hijeshine dhe argëtimin në shtëpinë tuaj. Nëse e organizoni festën në shtëpi dhe jo në lokal, të ftuarit tuaj do të magjepsen padyshim.

Pas gjithë diskutimeve financiare dhe çështjeve të lidhura me shtëpinë, do të ndieni nevojën që të bëni pushim. Hëna e Re e bukur në shenjën e Ujorit, do t’ju japë mundësinë që ti hipni makinës dhë të niseni për rrugë. Nëse jeni të martuar, merrni me vete bashkëshortin/en dhe fëmijët gjithashtu. Padyshim që keni nevojë për pushim – fundjava e fundit të muajit do të jetë koha e përkryer për të shkuar. Ose, në pamundësi për të shkuar në një udhëtim të shkurtër, ndiqni panaire libri, hapjen e ndonjë ekspozite apo muzeu, pasi në këtë periudhë, ju do të jeni i etur për  stimulim intelektual dhe kulturor.

Ndërsa rrugëtoni drejt muajit Shkurt, ju do të shihni sesi jeta juaj romantike do të arrijë nivele të larta. Filloni të mendoni për të përmirësuar pamjen tuaj, duke blerë rroba të reja në fund të muajit, sapo planeti i Marsit të pozicionohet në shenjën e Dashit, në datën 28 Janar.  Ju do të jeni në qendër të vëmendjes, i dashur Shigjetar,  sepse 
Marsi dhe Afërdita do të jenë në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë, ndaj nuk mund të ndodhë ndryshe. Por do jetë muaji Shkurt, ai që do t’ju bëjë që të gjithë të kthejnë kokën kur ju të kaloni, qofshi i martuar apo beqarë.

BRICJAPI

Kjo është një muaj shumëpozitiv për ju të lindurit në shenjën e Bricjapit , duke qenë se Janari është muaji i ditëlindjes suaj. Për këtë arsye, disa trupa qiellorë janë mbledhur për të festuar me ju. Dhurata për ditëlindjen tuaj arriti në fund të muajit të kaluar, në formën e një Hëne të Re, më 29 Dhjetor;  kjo Hënë e Re hapi një portal, të cilin ju ende mund ta përdorni për të bërë ndryshime të mrekullueshme në fillim të Janarit. Kjo është e vetmja kohë e vitit, kur ju mund të përdorni një Hënë të Re,  në mënyrën që ju dëshironi.  Në muajt e tjerë që do të pasojnë,  unë do t’ju tregoj se në cilën fushë të jetës duhet të planifikoninjëveprim të caktuar, por një Hënë e Re në shenjën e Bricjapit, nuk paraqet kufizime dhe as pengesa. Çfarë do t’ju pëlqentetë realizonit  në vitin 2017? Mendoni disa nga hapat parë dhe ndërmerreni të parin, pikërisht në datën 9 Janar.

Mërkuri do të jetë në prapavijë në shenjën e Bricjapit, deri më 8 Janar, për këtëarsye ju duhet të prisni para se ti vini në zbatim planet tuaja. Kur Mërkuri është në prapavijë, do të thotë se gjërat po ndryshojnë drejtimin. Gjatë javës së parë, kaloni kohën duke menduar për strategjinë tuaj dhe jini vigjilentë ndaj çdo ndryshimi të mundshëm që mund të ndikojë vendimet tuaja.

Sigurisht, sapo të ktheheni në zyrën tuaj, do të jeni shumë i ngarkuar me telefonata, emaile, mesazhe dhe takime. Hëna e Re do të jetë në kënd të përsosur me planetin e Marsit, kështu që duket se do të udhëtoni në distanca të shkurtra gjatë gjysmës së parë të Janarit, ndoshta për një fundjavë relaksuese. Bricjapit i pëlqen të jetë afër vargmaleve me dëborë dhe me planetet në shenjën e  Peshqve, ju gjithashtu do të doni të jeni afër ujit, kështu që merrni në konsideratë të shkoni nënjë shtëpizë pranë liqenit ose të shkoni në një resort malor për ski. Afërdita, Marsi dhe Neptuni do të jenë në shenjën e Peshqve dhe kur dy të dashuruarit kozmike - Afërdita dhe Marsi-do të afrohen afër njëri- tjetrit, në 27 Janar, ju do të provoni një përvojë të jashtëzakonshme romantike, e cila do mbetet një kujtim i bukur dhe i paharrueshëm.

Partneri juaj në marrëdhënien dashurore ose partneri në biznes, mund të rezultojë frustrues për ju, veçanërisht me shfaqjen e Hënës së Plotë në 12 Janar, plus katër ditë pas kësaj date.  Mund të ndodhë që ky partner romantik ose biznesi mund të dojë të largohet, duke ju vendosur në situatëtëvështirë në lidhje me çfarë duhet të bëni pas këtij momenti. Ose,ka gjasa që të ndodhë një tjetër situatë si përshembull :  një anëtar i familjes suaj mund të shprehë një mendim në lidhje me partnerin tuaj, për të cilin ju mendoni se është e papërshtatshme për tu thënë. Nga ana tjetër, njëri nga prindërit tuaj mund të ketë nevojë për ndihmë dhe vëmendje tuaj të plotë, por partneri juaj nuk mund t’a kuptojë urgjencën e situatës. Nëse nuk bëhet fjalë për njërin nga prindërit, atëherë ndoshta do të jetë shtëpia ose prona juaj që do të kërkojë vëmendjen tuaj. Çfarëdo që të jetë, ka për t’ju bërë të ndjeshëm dhe emocional, ndaj ndërsa do të mundoheni të rregulloni gjërat, do të keni prirjen ta teproni disi – eshtë njësoj si të godisni një mushkonjë me çekic, kur mjafton ta prekni lehtë me gisht.

Do të ketë edhe një temë tjetër në Janar, diku rreth datave 27-28, me shfaqjen e Hënës së Re në shenjën e Ujorit, e cila do të ndriçojë shtëpinë tuaj të pagës dhe tëardhurave të tjera të fituara. Ditët që do të pasojnë Hënën e Re,  do të jenë më të  mirat e vitit 2017,  për të kërkuar rritje rroge, por duhet të veproni shpejt. Bëhuni kurajoz dhe kërkoni një takim me shefin tuaj, ku ti paraqisni kërkesen tuaj.  Nëse ju jeni i vetë-punësuar, ju tani mund të gjeneroni një biznes të ri, duke rritur  fitimet tuaja. Nëse punoni në fushën e teknologjisë së lartë, elektronike, aplikacione ose softëare , apo në sektorin e hulumtimeve mjekësore, biologjike, shkencore, gjenetike, astrofizikë, ju do të ecni jashtëzakonishtmirë. Edhe në qoftë se ju nuk punoni në  fushat që mbulohen nga shenja e Ujorit, ju sërish do tia dilni të shkëlqeni, pasi ky muaj do t’ju shpërblejë për të gjitha përpjekjet tuaja. Bëhuni trima/e!!

UJORI

Pushimet e fundvitit duket se ju kanë lodhur disi, kështu që fillimi i Vitit të Ri, do t’jujapë mundësinë ta merrni jetën ngadalë. Miqtë tuaj mendojnë se ju jeni shumë miqësor dhe i shoqërueshëm dhe padyshim që jeni edhe i tillë, por atë që ata nuk dinë për ju, është që ju keni shumë nevojë edhe të rrini vetem herë pas here, për tu rigjeneruar dhe rigjallëruar shpirtin tuaj. Gjysma e parë e Janarit do të jetë ideale për të realizuar këtë qëllim.

Ju nuk do të humbasni ndonjë gjë interesantë vërdallë, ndërsa rrini vetëm në guackën tuaj, pasi planeti i Mërkurit do të vazhdojë të jetë në prapavijë deri më 8 Janar (Mërkuri kaloi në prapavijë në 19 Dhjetor të muajit të kaluar). Gjatë ditëve të para të Janarit, ju duhet të shmangni nënshkrimin e një kontrate dhe gjithashtu nuk do të shpenzoni kursimet që keni mbledhur gjatë vitit për pushimet dimërore – sidomos në artikuj elektronike, makina, apo kompjutera. Ju duhet të prisni deri në 8 Janar, por do ishte akoma më mirë nëse prisnit edhe pak më gjatë.

Hëna e Plotë, që do të shfaqet në 12 Janar, do të jetë në shenjën e Gaforres dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të projekteve të përditshme të punës, por sundimtari juaj, Urani, planeti i ngjarjeve të paparashikueshme, do të jetë në pozicion të vështirë me Hënën e Plotë, duke treguar se diçka do të kërkojë vëmendjen tuaj. Ndoshta mund të jenëshkresa të caktuara që kanëgabime që duhen ndrequr.  Ose ecuria e një projekti, papritmas mund të vihet në rrezik, ndoshta për shkak se disa nga anëtarët e ekipit nuk janë të qartë për atë që duhet të bëjnë. Mos harroni se ju jeni ai që ka në dorë atë që duhet për të rregulluar situatën.

Gjatë gjithë muajit, shpenzimet do të jenë të larta dhe ju nuk keni çfarë të bëni për këtë, pasi Marsi do të qarkullojë nështëpinë tuaj të dytë të të ardhurave të fituara, duke nxitur lëvizjen e tyre.  Për fat të mirë, Marsi do të largohet nga ky sektor i kartelës suaj yjore në28 Janar.Ndoshta keni qenë bujar në kohën e festave, ndaj shpenzimet tuaja u rriten, por deri në fund të muajit, ju do të keni sërish kontrollin e financave tuaja.

Momenti juaj i ndritshëm do të vijë me shfaqjen e Hënës së Re në shenjën e Ujorit, në datat  27-28 Janar. Kjo Hënë e Re do të jetë dhurata për ditëlindje nga universi. Edhe pse ju, gjithmonë kujdeseni për ata që ju rrethojnë, ky moment është për ju, për atë që ju dëshironi për veten tuaj nëkëtë Vit të Ri. Çfarë qëllimi emocionues dhe ambicioz keni vendosur të arrini gjatëdymbëdhjetë muajve të ardhshëm? Mendoni  për hapat që duhet të ndërmerrni dhe filloni realizmin e tyre hap pas hapi.

 

Ju gjithashtu mund të dëshironi të ndryshoni mënyrën e veshjes, të rregulloni flokët tuaj, ose të bëni ndryshime të tjera në pamjen e jashtme, për të reflektuar ndryshimet që janëbrenda jush. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe Ujorët meshkuj. Ndërmerrini këto ndryshime në fund të muajit Janar ose në fillim të muajit Shkurt. Por duhet të shmangni ndërhyrjet plastike apo të tjera ndryshime drastike në pamjen tuaj në muajin Mars apo Prill, kur Afërdita do të jetë në prapavijë.

Gjatë Hënës së Re, në 27 Janar, Urani, planeti që kujdeset për shenjën tuaj, do të vendoset në planetin e Saturnit, sundimtarit tuaj të lashtë dhe planetit të stabilitetit. Ky është një lajm i madh, sepse ju tashmë mund të ndërmerrni hapa për ta bërë jetën tuaj më të sigurt. Muaji i  ardhshëm do të jetë një muaj i rëndësishëm, kështu që mblidhni forcat. Ndryshimet vijnë si pasojë e eklipseve të ardhshme hënore e diellore; dhe në të dyja rastet, ndryshimet do të jenë pozitive – me siguri ju do ti pëlqeni ato që do të vijnë në jetën tuaj.

PESHQIT

Ju do të hyni në muajin Janar, i mbushur me optimizëm dhe energji, sepse Marsi është ende në shenjën tuaj, që prej 19 Dhjetorit dhe do të qëndrojë aty deri në 28 Janar. Gjithkush e dëshiron Marsin në shenjën tyre - Marsi sjell kurajo, vendosmëri dhe një cilësi joshëse tek ty qëtë tjerët nuk mund të mos e vënë re.Ju do të tërhiqni me lehtësi ndihmën e personave me potencë në fushën profesionale , ndërsa  nëjetën tuaj personale, në qoftë se ju jeni vetëm dhe shpresoni të takoni një person të ri, Marsi do të rrisë fuqinë tuaj tërheqëse. Shumë njerëz e fillojnë muajin  Janar ngadalë, ende pak të përgjumur nga festat, por jo ju - ju do të jeni udhëheqësi i ekipit.

Një moment i rëndësishëm i muajit do të jetë afrimi i Afërditës dhe Marsit, dy të dashuruarve kozmike, në shenjën e Peshqve. Kjo afërsi e këtyre planeteve do të rritet shumë në javën e fundit të Janarit. Atëherë, ju do ta ndieni magjinë dhe romancën më shumë se kurrë!

Mërkuri është ende në prapavijë, që prej 19 Dhjetorit, por do të kthehet në qarkullim në 8 Janar. Mos nisni asnjë iniciativë të re , derisa të kalojë data 8 Janar, pasi kushtet rreth jush janëakoma të paqarta. Derisa të keni Merkurin në gjendje aktive, nuk ju këshillohet të merrni vendime, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Një gjë që duhet të dini kur Mërkuri është në prapavijë, është fakti që gjerat nuk janë ashtu siç duken. Era po ndryshon drejtimin dhe deri sa ju të mund të  gjykoni me saktësi se si dhe nga çfarë drejtimi po vjen era, do të ishte veprim i mençur për të ndaluar, për të shikuar dhe dëgjuar. 

Janari do të jetë një muaj shumë social, i mbushur me njerëzit që i njihni dhe me shtimin e fytyrave të reja, gjithashtu. Shumica e njerëzve kanë fundin e Dhjetorit të mbushur me festa, evente, njerëz, por për ju është e kundërta –ju ishit të zënë me karrierën në Dhjetor, kurse tani do të jetë momenti më i mirë për tu argëtuar dhe dashuruar. Për këtë ju mund të falenderoni Hënën e Re të 29 Dhjetorit, pasi energjia e saj do të dominojnë shumicën e muajit Janar, veçanërisht në gjysmën e parë. Kjo Hënë e Re solli disa planete në shenjën e Bricjapit për të mbushur shtëpinë tuaj të miqësisë / njerëzve/ ngjarjeve dhe argëtimit.

Hëna e Plotë e 12 Janarit do të jetë në shenjën e Gaforres, njëvend tepër hyjnor, emocional,i dashur dhe i përkryer per një Hënë të Plotë. Ju mund të takoni dikë që do tju pelqejë shumë, ose nëse jeni në një marrëdhenie, do të shihni zhvillime të reja, të cilat do t’ju emocionojnë. Nëse jeni të martuar, të dilni me fëmijët do jetë një gëzim i madh, ose edhe të shkoni në një koncert, do të jetë argëtuese.Nëse prisni një fëmijë në familje, ka shumë gjasa që ai të lindë  brenda ditëve të Hënës së Plotë.

Megjithatë, Plutoni dhe Urani do të përplasen me këtë Hënë të Plotë të 12 Janarit, përplasje e cila mund të sjellë disa shqetësime në lidhje me paratë. Urani do të jetë në kënd të vështirë meHënën e Plotë, kështu që një shpenzim i papritur do të shfaqet dhe ju duhet ta zgjidhni këtëçështje sa më shpejt. Mesa duket, ju dëshironi të merrni pjesë në një event të kushtueshëm dhe kjo mund të jetë dicka pozitive, duke patur parasysh kontaktet qe do të siguroni, por megjithatë ju do të jeni të shqetësuar gjithë kohës për paratë që duhet të shpenzoni. Ndonjëherë jeta është e tillëdhe kur një pyetje nuk ka përgjigje të qartë, atëherë ju duhet të mbështeteni në intuitën tuaj. Si të lindur në shenjën e Peshqve, ju e keni intuitën me bollëk dhe ajo nuk ju ka lënë ndonjëherë në baltë.

Për fat të mirë, Marsi në shenjën e  Peshqve do t’ju vijë në ndihmë, kështu që në Hënën e Plotë të 12 Janarit, flisni pak dhe dëgjoni shumë. Nëse jeni të martuar me fëmijë, fëmija juaj mund të jetë në qendër të mendimeve tuaja, jo bashkëshorti/ja. ( Martesa ndodhet në sektor tjetër në kartelen yjore, vecmas fëmijëve dhe dashurisë).

Koha për pushim dhe përtëritje, do të vijë në fund të muajit dhe do të vazhdojë edhe në muajin pasardhës. Hëna e Re , që do të shfaqet në datën 27 Janar, në shenjën e Ujorit, do të nxisëdëshirën për t’i dhënë kohë vetes që të mendoni, krijoni dhe reflektoni mbi ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën tuaj. Keto ide kreative që ju keni, mund të rezultojnë shumë të dobishme në fund të muajit, duke sjellë të ardhura në portofolin tuaja, kështu që merrini seriozisht idetë tuaja. Ju tani mund ti kushtoni kohë interesave që keni të tilla si:vizitat në muzetëe artit, dyqanet e librave, apo të ndiqni leksione mbi temat që keni interes. Ujori udhëheq  astrologjinë, kështu që ju mund të pasuroni njohuritë tuaja duke lexuar më shumë rreth kesaj fushe. Përdoreni këtë kohë për t’u rigjeneruar, sepse sapo të fillojnëeklipset në muajin e ardhshëm, sidomos ai i datës 26 Shkurt në shenjën e Peshqve – ritmi juaj do të ndryshojë.

 

Artikuj të ngjashëm